Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Prezantuesja seksi e ekranit shqiptar: Nuk lidhem në verë se është shumë vapë

16/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Prezantuesja seksi e ekranit shqiptar: Nuk lidhem në verë se është shumë vapë

Ajo është një ndër femrat më seksi në vendin tonë. Flasim për brunen Einxhel Shkira, e cila është shndërruar shumë shpejt në një prej personazheve më të dashura për publikun. Moderatorja e emisionit në In TV, ka treguar se për shumë gjatë do të jetë ndër vajzat më të përfolura të ekranit. Veçmas pozave seksi, Einxhel nuk ngurron të japë as përgjigjet e drejtpërdrejta, ashtu si vetëm ajo di ti japë. Për “Bluetooth”, moderatorja ka folur për stinën e verës dhe si po i kalon ajo këto ditë. Duket se pak kohë ka për pushime, duke qenë se deri në fund të korrikut do të jetë në punë. “Këtë verë njësoj si verën e kaluar vendin e pushimeve e ka zënë puna, të paktën deri në fund të korrikut. Jemi të impenjuar me mbylljen e sezonit televiziv dhe shumë pak hapësira kam pasur për ndonjë arratisje të vogël afër Tiranës, duke shoqëruar familjen me pushime në bregdetin e Durrësit. Shpresoj shumë që në gusht të realizoj ndonjë udhëtim me shoqërinë, por vendi është akoma i pavendosur”. Më rritjen e temperaturave, ajo na premton se do të dijë të vij sensuale për ndjekësit e shumtë që ka. “Nuk e di a do të vij e nxehtë apo e ftohtë, por me këto temperatura të larta është pak e vështirë të dalësh në foto me xhupa (qesh). E për të gjithë fansat e saj, sidomos ata meshkuj, kjo verë s’do të jetë momenti kur ta shihni çift Einxhelin. Vera s’më duket sezoni i duhur për t’u çiftëzuar. Shumë vapë! Që kështu me kismet nga dimri”. Shpesh herë bukuroshja është përfolur për lidhje me meshkuj të njohur në vendin tonë. Por mesa duket këtë herë ka vendosur ta kalojë e vetme stinën e nxehtë. Dukej se ishte mësuar tashmë me epitetin, si një ndër femrat më seksi, por ndryshe e shikon dhe vlerëson veten e saj, si dhe koleget e shumta. “Më duket një mendim aq i ulët sa do ofendoja inteligjencën time nëse do e shihja si një formë rivaliteti këtë! Shqipëria ka pafund vajza seksi, por duhet shumë më shumë se kaq për ta shikuar dikë si rivale. Mbi të gjitha unë jam e mendimit se çdo femër është e veçantë dhe unike në tipin e saj, prandaj kurrë s’duhet ta ndjejnë veten më poshtë se ndonjë më e bukur, më e suksesshme apo dhe më seksi”, përfundon prononcimin e saj prezantuesja simpatike. /Bluetooth





12074715_10154074909336983_5789895883243534618_n

230229_10154074909346983_2388951915353887321_n


11220801_10154074909341983_1356138819128058357_n

Tags: Einxhel ShkiraLidhjePrezantueseseksi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Apeli i MPJ për shqiptarët në Turqi: Shmangi zonat ku ka trazira

Apeli i MPJ për shqiptarët në Turqi: Shmangi zonat ku ka trazira








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera