Moderatorja nga Kosova Liberta Spahiu, prej ditësh po shijon pushimet në Mauritius. Gjatë këtij udhëtimi, përveç aventurave të tjera, surpriza më e bukur ishte takimi rastësor në aeroportin e Stambollit me aktorin turk Burak Özçivit. Teksa Liberta ka udhëtuar drejt destinacionit të saj, aktori ka qenë duke nisur udhëtimin për në Maldive bashkë me bashkëshorten e tij.
Por persona pranë moderatores shkruan “In Tv”, thonë se Liberta nuk ka mundur të fotografohej me Burak pasi është penguar nga bashkëshortja e tij, e cila si duket është mjaft xheloze.








