Një prej çifteve që u krijua dhe u nda brenda shtëpisë së “BBV2” ishte Kristi-Kejsi. Dyshja pati edhe ndërhyrje nga baballarët respektivë, Roberti dhe Sabiani. Ky i fundit u bë pjesë e aventurës, hyrje që krijoi edhe shumë polemika në rrjet dhe jashtë tij.
Edhe pas ndarjes, komentet për ish-çiftin nuk kanë mbaruar. Së fundmi është pyetur Robert Aliaj dhe më konkretisht për Sabianin dhe hyrjen e tij në shtëpinë e “BBV2”, aventurë në të cilën ishte dhe vajza e tij.
“Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe, sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e rëndë aty. Unë, për shembull, nuk do ta bëja kurrë, që t’i futesha vajzës sime në një show. Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. Ti nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll. Nuk do ta bëja kurrë këtë me vajzën time, besoj te vajza ime dhe i jap asaj nëpërmjet edukimit armët për t’u mbrojtur vetë ajo”, tha ai.
Por nuk ka munguar dhe përgjigjja e Sabianit, që është bërë konkretisht me këto dy foto:









