Si është të jesh me demencë? Po të jetosh me një familjar që vuan nga kjo sëmundje?
Primo Shllaku ka rrëfyer në ZëmeMirën luftën e gjatë me demencën e bashkëshortes së tij. Si kjo sëmundje e pamëshirshme ta shndërron në të panjohur të dashurin tënd, përpara syve?
Primo e quan dehumanizim që i çon në zero marrëdhëniet njerëzore dhe tregon për pikëpyetjen e madhe që e shoqëroi gruan e tij, e cila pyeste vazhdimisht: Çfarë ndodhi me mua?
“Largimi nga jeta i bashkëshortes ndodhi pas një procesi shumë të gjatë që ishte masakrantë.Në radhë të parë për atë vetë, sepse ajo ishte njeri me shkollë, ishte kimiste, biologe. Më shkallmonte me pyetjen: Çfarë më ndodhi? Çfarë po ndodh me mua? Pse jam kështu? Nuk arrinte ta kuptonte. Ajo prej brenda saj e kishte vetëdijen shumë të qartëm Ndoshta të vetmen vetëdije që i mbeti deri në fund, se çfarë ndodhi. Se e ndjente që i kishte ndodhur diçka, por ato qendra që duhej t`ia përcaktonin diagnozën edhe për veten e saj, ato duket ishin rrënuar të parat dhe ajo vdiq me pikëpyetje të madhe se çfarë po i ndodhte asaj. Sëmundja e saj është një sëmundje shumë e egër, që e dehumanizon njeriun dhe shkatërron të gjitha lidhjet, i çon në zero. A thua se ajo do të rilindë edhe njëherë tjetër. Pra, është një delete i plotë”, tha Primo Shllaku.
Rrëfimin e plotë e gjeni në YouTube