Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Princ Harry rrëfen traumën që përjetoi pas humbjes së nënës

17/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Princ Harry rrëfen traumën që përjetoi pas humbjes së nënës

Princi Harry ka bërë të ditur se kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte kaluar rreth 20 vite duke mos menduar për vdekjen e nënës së tij, Dianës.





Në një intervistë me “Daily Telegraph”, ai tha se deri në fund të të 20-ave, ai nuk arrinte të ndiente dhimbjen për të ëmën, gjë që e ndieu vetëm pas dy vitesh kaosi total dhe pasi arriti deri në pikën e shkatërrimit të plotë.

32-vjeçari Harry thotë se edhe boksi e kishte ndihmuar, pasi nëpërmjet tij arrinte të nxirrte jashtë zemërimin. Sipas “the Telegraph”, Harry ka vendosur të flasë për të shkuarën e tij, me shpresën se do të mund të inkurajonte njerëz të tjerë të thyejnë tabutë që rrethojnë çështjet e shëndetit mendor.


Bashkë me të vëllanë dhe kunatën, Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, ai po promovon fushatën e shëndetit mendor, “Heads Together”.

“Unë mund të them me siguri se, pasi humba mamanë kur isha vetëm 12 vjeç, mbylla të gjitha emocionet e mia për 20 vitet në vazhdim. Kjo kishte pasoja serioze, jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time. Kam qenë shumë afër rrënimit në disa raste”, thotë ai.

Diana, Princesha e Uellsit, humbi jetën në një aksident rrugor në Paris, në gusht të vitit 1997.

“Mënyra sesi unë u përballa me këtë fakt, – rrëfen Harry, – ishte të fshihja kokën si struci në rërë, duke refuzuar madje edhe të mendoja për të… Thoja me vete, kjo vetëm do të të bëjë më të trishtuar, nuk do të mund ta kthej pas atë. Pra, në aspektin emocional, unë mendoja se kështu është mirë, nuk duhet të ndiesh asnjë emocion”, thotë ai, duke shtuar se kishte vendosur të ndryshonte vetëm pasi i vëllai William i kishte thënë: Dëgjo, duhet të përballesh me këtë. Nuk është normale të mendosh se nuk të ka ndodhur asgjë.

Pas kësaj, Harry vendosi të kërkonte ndihmë të specializuar nga një psikolog. E falë procesit nëpër të cilin ka kaluar dy vitet e fundit, ai thotë se tani është në gjendje të marrë punën e tij seriozisht, ta marrë jetën private seriozisht, si dhe të angazhohet me forcë për kauzat e rëndësishme.

/ Top Channel

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Next Post
ÇMIMET/ Makinat e shtrenjta të këngëtarëve shqiptarë, mësoni kush është në krye të “garës”

ÇMIMET/ Makinat e shtrenjta të këngëtarëve shqiptarë, mësoni kush është në krye të “garës”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera