Princ Harry është rikthyer në Londër për të marrë pjesë në një çështje gjyqësore në Londër kundër botuesit “Associated Newspapers”.
Ai e ka ngritur këtë çështje me këngëtarin Elton John dhe aktoren Elizabeth Hurley.
Ata pretendojnë se krijuesi i tabloideve “The Mail on Sunday” dhe “Daily Mail” kanë shkelur privatësinë e tyre, duke i përgjuar telefonat.
Nga ana e tyre, një zëdhënës i botuesit i quajti këto akuza qesharake.
Ai tha se këto janë akuza të pabaza dhe shumë shpifëse, për të cilat nuk kanë prova.