Përmes një njoftimi zyrtar, Familja Mbretërore Shqiptare, ka shpallur datën e martesës së Princ Leka II dhe partneres së tij, aktores simpatike Elia Zaharia. Në deklaratën e shpërndarë për mediat, shkruhet: “Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë. Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi”…