Ikona e muzikës Prince ishte në njëfarë mënyrë i përgatitur për vdekjen pasi ishte diagnostikuar me SIDA, sipas lajmeve që vijnë nga SHBA-të. Një burim i industrisë muzikore i intervistuar nga The National Enquirer tha se ai iu dërgoi mesazhe miqve më 19 prill për t’iu thënë se këngëtari po vuante sëmundjen në fjalë. “Ishte keq me shëndet,”-pretendoi burimi për gazetën. “Doktorët i thanë Prince se niveli i tij i gjakut ishte tejet i ulët sa që temperatura e trupit të tij ishte ulur ndjeshëm”.