Princesha e Dubait, Shaikha Mahra Al Maktoum ka marrë sërish të gjithë vëmendjen me lançimin e linjës së saj të parfumeve, të quajtur “Divorce”. Duket se aroma është “patenta” e divorcit të saj të disa javëve më parë.
Në një postim në Instagram, princesha shpërndau një prezantim të parfumit, ku shfaqej një shishe e zezë e gdhendur me fjalën “Divorci”. Kujtojmë se disa javë më parë ajo shpalli divorcin me një mesazh në “Instagram”
“I dashur bashkëshort. Meqë je i zënë me të tjerë, unë deklaroj divorcin tonë. Të divorcoj, të divorcoj dhe të divorcoj. Kujdesu. Ish-gruaja jote”, shkruante princesha.