Këngëtari i njohur Mevlan Shaba sapo ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së tij — atë të atësisë. Ai është bërë baba për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, duke emocionuar me fjalët e tij plot dashuri.
Pak kohë pas ardhjes në jetë të vogëlushes, Mevlani zgjodhi që t’ua prezantojë publikut portretin e saj të ëmbël. Ai bëri të ditur edhe emrin që kanë zgjedhur për të bijën: Mei.
“Princesha ime ti, Mei”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit.








