Trashëgimtari i Fronit të Mbretërisë së Bashkuar, Princi Charles, si dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwallit, Camila, pritet të vizitojnë Shqipërinë mes fundit të marsit dhe fillimit të muajit prill. Princi dhe dukesha do ta nisin udhëtimin e tyre nga Italia, ku do të qëndrojnë një ditë në Viçenca dhe do takohen me presidentin italian Sergio Mattarella si dhe Papa Françeskun, shkruan Newsbomb.al. Udhëtimi i tyre do vijojë në Austri, Shqipëri dhe Rumani. Axhenda e Princit Charles dhe Dukeshës Camilla, gjatë qëndrimit në vendin tonë nuk bëhet e ditur. /Newsbomb.al