Ende nuk është vendosur një datë për dasmën e shumëpërfolur mes Pippa Middleton dhe milionerit James Mathews, dhe të gjithë kanë filluar të imagjinojnë se si do të realizohet kjo dasmë. Dhe kjo, sepse Pippa përveçse është motra e vogël e Kate Middleton, dukeshës së Kembrixhit, është edhe tezja e Princit Xhorxh dhe Princeshës Charlotte.
Natyrisht të gjithë pyesin nëse vogëlushi, që këtë të premte mbush 3 vjeç, mund të eci përpara çiftit ditën e dasmës. Por ende, asgjë nuk është e konfirmuar, por mesa duket princi vogëlush do të ndjek hapat e të atit, i cili bëri të njëjtën gjë në dasmën e xhaxhait të tij, Andrew dhe Sarah Ferguson.