Princesha Charlotte sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 6-të, por preferon t’i tregojë të gjithëve se ajo është më e madhe. Këtë e ka zbuluar babai i saj, Princi William ditën e martë. Ai u shpreh se nëse vajza e tij pyetet për moshën ajo thotë se është 16 vjeç. Jo vetëm këtë, por princesha thotë edhe: “Tashmë jam 6 vjeç. Mund të bëj çfarë dua unë”.

William ishte në Babcock Vehicle Engineering për të mësuar rreth rëndësisë së kësaj kompanie gjatë pandemisë. Ka qenë një nga partnerët e kësaj kompanie që e ka pyetur princin për vajzën e tij dhe ai nuk hezitoi t’i përgjigjet mes të qeshurash./revistawho.com








