Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Prindër, ja pse nuk duhet të postoni fotot e fëmijëve në rrjetet sociale

30/07/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Prindër, ja pse nuk duhet të postoni fotot e fëmijëve në rrjetet sociale

Në shumë rrjete sociale shikojmë shpesh foto të fëmijëve të vegjël, të cilat prindërit i vendosin pa asnjë problem duke injoruar totalisht rreziqet që kjo gjë mund të sjellë.
Ky rrezik, dhe kjo temë në përgjithësi, bëhet edhe më tepër shqetësuese në momentin që fotot janë të dukshme për të gjithë, pra jo vetëm për miqtë e prindërve që i kanë publikuar. Ata janë këshilluar në jo pak raste të mos publikojnë foto në asnjë rrjet, por tashmë alarmi është ndezur sërish.
Sipas një prej garantëve të sigurisë, Antonello Soro, kjo temë është diskutuar edhe në parlamentin vjetor ne Itali, pasi kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të kërkimeve në internet që kanë lidhje me pedopornografinë. Sipas statistikave, në vitin 2016 ka pasur një censurim fotosh që i referohet shifrës 2.000.000, e cila është tregon se ky numër është dyfishuar nëse do ta krahasojmë me atë të një viti më parë. Sipas ekpertës burim i këtij “tregu të zi” bëhen prindërit duke qënë se vendosin fotot e fëmijëve të tyre ne Facebook, Instagram etj. Në botën e internetit, po bëhen gjithnjë e më shumë përpjekje për të siguruar garanci më shumë në lidhje me disa subjekte, duke përfshirë këtu edhe të miturit pasi nuk kanë mundësi ta bëjnë vetë këtë dhe shpesh bëhen pre e kërkimeve pornografike. Duke marrë në konsideratë edhe shifrën e sipërpërmendur, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë më tepër foto fëmijësh, të cilat prindërit i shpërndajnë për miqtë e tyre pa asnjë qëllim të keq, duke bërë që ato të jenë një burim që ushqen anët e errëta të botës virtuale. Kujdes të madh duhet të bëni me fotot e fëmijëve që kanë veshur vetëm të brendshme, apo që janë nudo, duke bërë banjo etj./ INtv.al






Tags: FemijeRrjete sociale
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
KUJDES: I nxehti afrikan, temperaturat në Tiranë kapin shifra rekord

KUJDES: I nxehti afrikan, temperaturat në Tiranë kapin shifra rekord








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera