Shtëpia e Big Brother VIP Albania është gati për të përjetuar një dinamikë të re! Katër konkurrentë të rinj iu bashkuan mbrëmë lojës, duke sjellë energji, aleanca të mundshme dhe sfida të reja për banorët ekzistues.
Në mesin e hyrjeve të reja janë këngëtari Kelly, artisti Vserlo, modelja Rizarta dhe Ola, e njohur nga programi “Për’puthen”. Prania e tyre pritet të sjellë tensione dhe ndryshime të papritura në marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Ndryshe nga herë të tjera kur hyrjet e reja në këtë pikë të lojës pozicionohen me një nga lojtarët e fortë dhe nuk e pretendojnë fitoren apo edhe debatet e ashpra, këtë herë energjia është krejt ndryshe!
Fillimisht, vëmendja u përqendrua te Ola, e cila me hyrjen e saj ka shkaktuar një situatë të sikletshme. Ulja e saj pranë Laertit nuk është pritur mirë nga Valbona, duke ndezur diskutime mes banorëve. Gjithashtu zgjedhja e saj për konkurrentin më antipatik ishte pikërisht Egli.
Rizarta gjithashtu zgjodhi Laertin si personazhin me të preferuar dhe Valbonën si më antipatikun. Menjëherë pas spektaklit ajo ka kërkuar të bëjë një bisedë të gjatë me Eglin ku të dy vajzat u panë mjaft të afërta duke mbajtur duart e njëra tjetrës. Ishte e qartë që Rizarta po mundohej t’i thërriste arsyes së Eglit në lidhje me Gjestin duke insistuar që ajo duhet të tregojë më shumë respekt për veten.
Ndërkohë Vserio zgjodhi Gerten si më të preferuarën dhe Rozanën si më pak të tillë dhe pse u tha se ata njiheshin bashkë nga jasht. Gjatë darkës pas Prime-t ai nisi njê “zinxhir” debatesh me disa nga banorët që vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Ndër ta ishin Rozana, Gjesti, Valbona, Livia dhe Krisa. Nga ana tjetër Kelly zgjodhi Eglin dhe Rozanën si më të preferuarat e tij.
A do të arrijnë këta konkurrentë të rinj të ndikojnë në rrjedhën e lojës apo do të përballen me rezistencën e banorëve të vjetër? Kjo mbetet për t’u parë në javët e ardhshme!








