Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Prishet miqësia me Ilnisën, Xhilda Luzi: Nuk gëzohej për mua, s’donte të flisja me Heidin…

30/01/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Prishet miqësia me Ilnisën, Xhilda Luzi: Nuk gëzohej për mua, s’donte të flisja me Heidin…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Xhilda Luzi foli hapur për karrierën e saj në media dhe politikë, por edhe për ndryshimet në jetën e saj personale. Një ndër temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte miqësia e saj dikur e ngushtë me Ilnisa Agollin, ish-banoren e “Big Brother VIP 3”.





Sipas Xhildës, njohja me Ilnisën erdhi përmes angazhimit të tyre në Top Channel.

“Unë Ilnisën e kam njohur në Top Channel, kur do vazhdoja tek ‘E Diell’, ishim në bisedime me Manushin që të drejtoja atje diçka në lidhje me politikën. Pastaj morëm vesh që ishim komshie dhe më pas na bashkoi historia e vajzës. Edhe unë jam me prindër të divorcuar dhe tek Anaisi unë gjeja veten. Kjo ishte dhe arsyeja që na bashkoi më së shumti, si dhe bota e saj artistike. Ilnisa është një vajzë shumë e përgatitur, me shumë botë.”


Ndërsa dikur ishin të pandashme, sot miqësia mes tyre nuk ekziston më. Xhilda shpjegon se ndarja nuk erdhi papritur, por si rezultat i disa situatave që e bënë të ndihej e pavlerësuar dhe e kufizuar në zgjedhjet e saj.

“Nuk është fare. Unë mendoj se midis dy njerëzve, në çfarëdolloj marrëdhënie, midis fjalëve dhe veprave, flasin veprat. Unë e kam treguar veten time me vepra. Pati një shkëputje dhe distancim. Unë mendoj se njerëzit nuk i humb kur je keq, i humb kur ke sukses.”

Një nga arsyet kryesore për këtë largim, sipas saj, ishte fakti që Ilnisa nuk e mbështeste mjaftueshëm.

“Pretendoja që të kisha një dashamirësi, mirëkuptim, mbështetje më të madhe nga Ilnisa. Ilnisa pretendonte që unë të mos flisja as me Heidin, as me Eglën… Në sensin që ti nuk mund të jesh shoqe me to.”

Ajo thekson se për të, loja e “Big Brother” kishte përfunduar dhe se nuk shihte arsye për të mbajtur mëri me asnjë ish-konkurrent.

“Unë luftën e ‘Big Brother’ e mbarova. Unë kam thënë që ta fitojë kushdo dhe Egla Ceno të mos e fitojë. Dhe më pas Egla erdhi dhe më dha dorën dhe bashkëpunuam, është një marrëdhënie profesionale. Ishte kjo një ndër arsyet.”

Por përveç kësaj, Xhilda ndjeu se miqësia e tyre nuk ishte e ekuilibruar, pasi nuk mori të njëjtën mbështetje që priste.

“Një arsye tjetër, është që kur ti nuk gëzohesh për mua, për gjërat që më ndodhin, as unë nuk kam pse i vazhdoj veprat për ty.”

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Sa vjeç ishe ti kur more vesh që zëri i Jonidës dhe Enedës është në këngën “Ja ku jam” të Ardit Gjebreas

Sa vjeç ishe ti kur more vesh që zëri i Jonidës dhe Enedës është në këngën “Ja ku jam” të Ardit Gjebreas








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera