Duket se fundjava që kaluam nuk ka qenë ditë e veçantë vetëm për çiftin Cindy-Genar. Një tjetër personazh publik i ka dhënë fund beqarisë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima. Sipas burimeve për “Anabel” ( foto ekskluzive), Besa dhe partneri i saj i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni private.

Të ftuarve u është kërkuar të mos publikojnë foto-video nga ceremonia. Më pas ka qenë vetë Besa që ka dhënë sinjalin e parë duke publikuar një foto me dy duar me unaza martese.


Kujtojmë se Besa në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ka folur për martesën, duke u shprehur se dashuria është kuptimi i jetës së saj.
“Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i takon fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më ngelë gjë peng”, u shpreh ajo.








