Mesa duket, Tayna po hyn ngadalë në “playlist-in” e yjeve më të famshme botërore — dhe po, flasim për vetë Kylie Jenner.
Ylli i “The Kardashians” ka shpërndarë sërish një këngë të reperes shqiptare në Instagram-in e saj. Vetë Tayna ndau me ndjekësit një postim ku tregoi se Kylie bëri repost të një Instastory me këngën e saj, duke shkruar se këtë herë ajo kishte zgjedhur “Obsesion”.
Ky nuk është takimi i parë “virtual” mes Kylie-t dhe Taynës. Në shtator të vitit të kaluar, Jenner kishte postuar një video me hitin “Si ai”, duke e kthyer momentin në një valë entuziazmi për fansat shqiptarë. “Shqiptarët e bëjnë më së miri”, thuhej atëherë me krenari në rrjete.
Ndërkohë, këngët e Taynës vazhdojnë të marrin hov në TikTok, ku janë bërë virale dhe janë përdorur nga shumë figura të njohura të huaja. Ky është një tjetër moment që dëshmon se muzika shqiptare po kap kufijtë ndërkombëtarë — dhe Tayna është ndër të parat që po e udhëheq këtë valë.
Një “repost” i vogël për Kylie, por një hap i madh për Tayna-n! 🚀









