Reperja e njohur Melinda Ademi, e cila prej pak javësh i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin, po bëhet sërish temë e nxehtë në rrjete sociale. Pas dasmës intime që u komentua gjerësisht, një video e re ka ngritur shumë dyshime mes fansave të saj besnikë.
Në një Instastory të publikuar së fundmi, Melinda shihet brenda një avioni, e veshur me stilin e saj të zakonshëm elegant. Por këtë herë, vëmendjen nuk e morën aksesorët apo look-u, por diçka krejt tjetër: barku i saj lehtësisht i rrumbullakosur. Teksa ajo shfaqet duke prekur dorën ku ndrit unaza e martesës me diamante, ndjekësit vunë re se Melinda dukej sikur po përpiqej të mbulonte zonën e barkut – një detaj që ka mjaftuar për të ndezur dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
Në komente, fansat janë ndarë mes atyre që janë “të bindur” se Melinda dhe Graniti do të bëhen prindër së shpejti dhe atyre që mendojnë se gjithçka është thjesht efekt i këndit të kamerës apo i veshjes që kishte zgjedhur artistja. Megjithatë, as Melinda dhe as Graniti nuk kanë reaguar për këto zëra, duke e lënë gjithçka mister.









