Shakira dhe Gerard Pique po kalojnë momentin më sfidues të jetës së tyre.
Pasi i dhanë fund marrëdhënies 12-vjeçare, duket se më në fund do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pasuritë.
Siç thuhet nga fotografi Jordi Martin, ka diçka që Shakira e pëlqen shumë, ajo është në zyrat e Pique në selinë e “Kosmos”.
“Çmimet Grammy të Shakiras janë ende të ekspozuara atje dhe ai nuk ia ka kthyer ato”, konfirmoi Martin.
Gjithsej janë 15 çmime që kanë mbetur nëpër zyra dhe këngëtarja nuk është e gatshme t’i humbasë ato.
Shakira dëshiron të transferohet në Miami dhe t’i shpëtojë ngacmimeve që po merr në Katalonjë. Sipas të njëjtit gazetar, mbrojtësi i Barcelonës do të ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen që ish-gruaja e tij t’i çonte fëmijët në Shtetet e Bashkuara në këmbim të një pakete biletash të klasit të parë për t’i vizituar ata dhe një kompensim financiar prej 400 mijë dollarësh.








