Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Beqari më i kërkuar i Britanisë është vetëm 18 vjeç, kush është Albert Windsor? 14/11/2025
Alban Skënderaj dorëzon armët: Fotoja që s’arriti dot ta bënte…edhe pas 100 vitesh! 14/11/2025
“M’u prish gjiza”/ Ermali i kthehet sërish dramës me Emën!  14/11/2025
Kjo po që është dhuratë! Dafina mbetet pa fjalë nga surpriza e partnerit! 14/11/2025
Pritjes i erdhi fundi! Ja kur nis “Big Brother VIP Albania 5″ 14/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Prita të shkoj në makinë të nxjerr lotët”, Ermal Mamaqi rrëfen ditëlindjen e tij më të trishtë

22/03/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Prita të shkoj në makinë të nxjerr lotët”, Ermal Mamaqi rrëfen ditëlindjen e tij më të trishtë

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka festuar sot ditëlindjen e tij, mes shumë urimesh, por ndryshe nga çdo vit më parë. Ashtu siç ka treguar dhe vetë Mamaqi, nuk mundi të përqafojë dy njerëzit e tij më të dashur, mamin dhe babin, duke u përpjekur t’i ruajë në këtë situatë delikate.





Ermali ka treguar gjithashtu se kjo po i ndihmon të gjithë për mirë, për të përjetuar ndjesi që mbase deri më tani i kishin harruar.

“Miq faleminderit për urimet. Padyshim ditëlindja më e trishtuar. Desha të ndaj diçka me ju. Sot paradite vajta te shtëpia e prindërve dhe i lashë një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë. Filluan të dy të qanin. Une prita të shkoj në makinë që të nxjerr lotët. Nuk di si t’ju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2 minuta qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Çudi e madhe, kemi qëndruar larg njëri-tjetrit shumë herë më gjatë se kaq dhe nuk ka qenë shumë problem (të paktën nga unë), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithë kjo lemeri që po ndodh. Donim të përqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet. Mund të jetë në trupat tanë dhe po ja ngjisim tjetrit. Nuk e kisha menduar që do jetonim këto kohë, por është mirë. Po ndjejmë përsëri mall për njëri-tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.


E di qe dhe juve ju mungojnë familjarët me shumë se kurrë këto ditë. E di që mund t’i keni lënë në shtëpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë. Qëndroni të fortë. Prapë jam i lumtur. Po pres. Është duke ardhur diçka shumë e mirë. Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve. Ju përqafoj”, ka shkruar Ermali krah postimit ku shfaqen prindërit lart shkallëve të pallatit në hyrjen e shtëpisë.

Me siguri Mamaqi i ka bërë të gjithë të reflektojnë me këtë shkrim, i cili i ka emocionuar jo pak ndjekësit që kanë lënë një sërë komentesh./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B-Ajdn4DhHi/?igshid=93huve1jtkz6

Tags: ditelindjee trishteErmal Mamaqiinstagramlotpostimprinderitrevista whotek deratorte
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Beqari më i kërkuar i Britanisë është vetëm 18 vjeç, kush është Albert Windsor?
Breaking News

Beqari më i kërkuar i Britanisë është vetëm 18 vjeç, kush është Albert Windsor?

14/11/2025
Alban Skënderaj dorëzon armët: Fotoja që s’arriti dot ta bënte…edhe pas 100 vitesh!
Breaking News

Alban Skënderaj dorëzon armët: Fotoja që s’arriti dot ta bënte…edhe pas 100 vitesh!

14/11/2025
“M’u prish gjiza”/ Ermali i kthehet sërish dramës me Emën! 
Breaking News

“M’u prish gjiza”/ Ermali i kthehet sërish dramës me Emën! 

14/11/2025
Kjo po që është dhuratë! Dafina mbetet pa fjalë nga surpriza e partnerit!
Breaking News

Kjo po që është dhuratë! Dafina mbetet pa fjalë nga surpriza e partnerit!

14/11/2025
Pritjes i erdhi fundi! Ja kur nis “Big Brother VIP Albania 5″
Breaking News

Pritjes i erdhi fundi! Ja kur nis “Big Brother VIP Albania 5″

14/11/2025
Bebi nr.4 është këtu, Cardi B nis kapitullin e ri me Stefon Diggs!
Breaking News

Bebi nr.4 është këtu, Cardi B nis kapitullin e ri me Stefon Diggs!

14/11/2025
Next Post
Vranësira dhe reshje, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera