Modelja e njohur, Chrisy Teigen dhe këngëtari John Legend janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të tretë. Mirëpo duket se pēr modelen shtatzënia ka qenë shumë e vështirē. Ajo është shtruar në spital pasi kishte hemorargji të vazhdueshme. “Kam pasur gjithmonë gjakderdhje. Jam në gjysmën e shtatzënisë dhe gjakderdhja vazhdon prej 1 muaji. Ndoshta më pak se një muaj”, tregoi Chrissy. Megjithatë modelja i ka siguruar fansat e saj se si ajo ashtu edhe bebi tashmë janë mirë. Kujtojmë se për modelen është hera e parë që po lind në mënyrë natyrale, pasi dy herët e tjera ajo ka mbetur shtatzënë përmes metodës in vitro.