Pritjes i ka ardhur fundi. “Big Brother Vip Kosova” tanimë ka një datë zyrtare nisjeje. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “BBVK” dhe nis më 20 tetor. Dy bashkëprezantuesit janë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa për personazhet, përveç aludimeve nuk ka asnjë emër konkret. Kujtojmë se në edicionin e parë, fitues u shpall Stresi.