Fifi është duke shijuar periudhën më të bukur të jetës, atë të pritjes së ëmbël.
Ajo dhe partneri i saj Adis Patushi do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar se është në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël.
Por jo vetëm kaq, ajo ka zbuluar gjatë një bisede në “Instagram” me ndjekësit e saj se edhe pak ditë kanë ngelur përpara se bebushi të vijë në jetë.
“Na kanë ngelur shumë shumë pak ditë”, shkruan Fifi në “InstaStory”.









