Nick Jonas së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të, dhe bashkëshortja e tij Pryanka Chopra e ka surprizuar në mënyrë shumë të veçantë.
Sipas një postimi të Nick-ut në ‘Instagram’ Pryanka bëri çmos që ta bënte atë të ndihej special.
Ai shprehej se Pryanka e kishte surprizuar me bileta për një ndeshje futbolli me disa nga miqtë e tijdhe familjarë, e ndjekur nga disa orë golfi dhe një festë ku ishin të përfshira picat, tekila, tortë dhe cigare.
Ditën tjetër ai zbuloi se kishin luajtur në një koncert ku publiku i kishte kënduar këngën e ditëlindjes.
“Nuk mund t’ju falenderoj mjaftueshëm për urimet dhe dashurinë tuaj gjatë këtyre ditëve. Jam përjetësisht mirënjohës”, shkruan Nick.
Muaj më parë Nick u kurorëzua në martesë me aktoren indiane Pryanka Chopra dhe duket se së fundmi kanë plane për të krijuar familje.