Bëri bujë disa javë më parë largimi i reperit Buta nga labeli “Nesër Music” që drejtohet nga Faton Shoshi. Në kohën kur ishte pjesë e tij, reperi bashkëpunoi me Ledri Vulën dhe projekti në fjalë mori miliona klikime. Por pas largimit u hodhën fjalë se gjërat nuk shkojnë mirë mes tyre. Shumë adhurues të hip-hopit me siguri janë kuriozë për marrëdhënien mes dy ish-bashkëpunëtorëve. Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë Ledri me anë të fotoje të publikuar në ‘Instagram’, ku promovon këngën më të re të Butës.
Nëse keni menduar se shkëputja e marrëdhënieve profesionale dëmton një miqësi, ky nuk është rasti!/revistawho.com