Dona i thotë Musës se ai është fals. Kjo gjë e acaron Musën dhe i kërkon shpjegim partneres së tij.
“Molla” e sherrit mes tyre është një bluzë që Musa fillimisht ia ka falur Armelët dhe më pas edhe Donës.
Kur kanë qenë në shtëpinë e beqarëve, Armela i ka marrë një bluzë Musës dhe Damiano ia ka kthyer pasi kanë bërë debatin. Bluze që e ka marrë Dona dhe ia ka kërkuar që Musa t’ia fal. Musa ia ka dhënë, por pasi raporti Damiano-Musa qetësohet, Armela e merr sërish bluzën.
Dona hap një bisedë në prezencë të Armelës dhe Musës për bluzën, teksa ky i fundit nuk reagon. Ajo acarohet dhe i thotë Musës: Ti je falso.
Ajo i ka thënë edhe si ai ka arritur ç’ka dashur dhe tani sillet në këtë mënyrë. Musa kërkon që ai dhe Dona të deklarojnë se raporti i tyre ka marrë fund pasi nuk mund të vazhdojë lidhje me një njeri që mendon se është fals.