Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Françeska Murati reagon pas lajmeve për zjarr në banesën e saj  24/06/2025
“S’di shqip/qentë le të lehin…”, mos vallë sapo nisi një dramë e re mes Aulonës dhe Beniadës? 24/06/2025
Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh 24/06/2025
“Jam 50 vjeç, kërkoj burrë të gjatë, të zi dhe të…”/Prezantuesja e njohur flet pa filtra për lirinë pas menopauzës 24/06/2025
Miq apo armiq? Ky veprim i Gjestit ndaj Rozanës (nuk) na e qartësoi situatën! 24/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Probleme shëndetsore? Ja rastet kur fajin e kanë hormonet

17/09/2016
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Probleme shëndetsore? Ja rastet kur fajin e kanë hormonet

Hormonet janë substanca kimike të cilat ndikojnë funksionin e qelizave dhe organizmit.





Është normale që nivelet e tyre të ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës suaj, si përshëmbull para ciklit menstrual ose gjatë një shtatzënie apo në menopauzë. Nga ana tjetër, ka disa situata shëndetësore të cilat mund të reflektojnë në një çrregullim hormonal duke i bërë ato të shkojnë lartë apo poshtë.

Çrregullime të ciklit


Çrregullimi i ciklit menstrual, ardhja e tyre me vonesë apo mungesa për disa muaj, mund të tregojë problem të mangësisë së disa hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni. Kur ky fenomen shfaqet në moshën 40-50 vjecare, mund të jetë tregues i afrimit të menopauzës. Mungesa e ciklit mund të jetë gjithashtu tregues i polikistitit oval, prandaj në këtë rast duhet të këshilloheni me mjekun gjinekolog.

Probleme me gjumin




Nëse keni probleme pagjumësie apo nuk bëni gjumë të mirë natën, shkaktar mund të jetë nivel i ulët i progesteronit. Kur estrogjeni prodhohet me pakicë, mund të shkaktojë afshe dhe djersitje gjatë natës. Në të dyja rastet, rezultati është një gjumë jo shplodhës.

Akne

Një shpërthim përpara apo gjatë ciklit tuaj është normal, por aknet të cilat nuk largohen mund të jenë reflekti i një problemi hormonal. Nëse trupi juaj prodhon me shumicë “androgjene” (hormone mashkullore), mund të ngacmojë gjëndrat yndyrore të punojnë më shumë. Androgjenet ndikojnë gjithashtu në qelizat e lëkurës, në folikulat e qimeve, me pasojë mbylljen e poreve dhe shkaktimin e aknes.

Humbje e shkathtësisë mendore

Shkenca nuk është e qartë se si hormonet ndikojnë në trurin e femrës, por dihet se probleme të estrogjenit dhe progesteronit shkaktojnë turbullim dhe humbje të memories, vështirësi në përqendrim dhe në kthjelltësi. Ulja e zhdërvjelltësisë mendore dhe humbja e memories mund të lidhen edhe me çrregullime të hormoneve të tjera si asaj të tiroides.

Fryrja e barkut

Aparati ynë tretës është plot me receptorë të cilët “komunikojnë” me estrogjenin dhe progesteronin. Si pasojë, një ulje e prodhimit të këtyre hormoneve ndikon ndjeshëm në tretjen e ushqimit. Kjo është arsyeja përse përpara ciklit mund të keni diarre, përzierje stomaku apo dhimbje barku. Nëse problemet e tretjes janë të vazhdueshme dhe shoqërohen me akne dhe lodhje, hormonet tuaja mund të jenë të “fikura”.

Lodhje e vazhdueshme

Nëse ndjeheni e lodhur pjesën më të madhe të kohës, pa ndonjë arsye konkrete, ka shumë mundësi që të keni çrregullim hormonal. Lodhja kronike është një ndër shenjat më konkrete të problemeve hormonale. Nëse tiroidja juaj nuk funksionon siç duhet, ju mund të ndjeheni të pafuqishëm dhe pa energji.

Luhatje humori

Ekspertët mendojnë se luhatjet e humorit mund të jenë pasojë e luhatjeve hormonale. Estrogjeni është një hormon i cili ndikon drejtpërdrejtë neurotransmetuesin – serotonine, e cila është përgjegjëse për gjendjen tonë shpirtërore, por ka edhe hormone të tjera që lidhen me humorin si p.sh., kortizoli.

Dhimbje koke

Shumë faktorë mund të jenë shkaktarë për dhimbjet e kokës, por edhe estrogjeni luan një rol të ndjeshëm. Kjo është arsyeja përse dhimbjet e kokës shfaqen më shumë përpara ciklit. Dhimbje koke në periudha fikse gjatë muajit mundet të lidhen pikërisht me rënie të estrogjenit.

Tharje vaginale

Estrogjeni luan rol në hidratimin e mureve vaginale. Një rënie në nivelin e tij mund të shkaktojë tharje dhe diskomfort. Nëse ky fenomen zgjat dhe bëhet i vazhdueshëm, duhet të këshilloheni me gjinekologun tuaj.

Ndryshime të gjoksit

Ulje – ngritjet e estrogjenit mund të ndikojnë në ulje – ngritje të indit që formon gjoksin e femrës. Kur estrogjeni është i lartë, mund të shkaktojë edhe kiste apo masa të forta te gjinjtë. Në këto raste është mirë të këshilloheni me mjekun.

Oreks dhe shtim në peshë

Një rënie në nivelet e estrogjenit shkakton rënie në gjendjen e humorit dhe dëshira për të ngrënë rritet. Kjo është një nga arsyet përse femrat fillojnë të shtojnë në peshë kur kanë probleme hormonale. Niveli i ulët i estrogjenit ndikon gjithashtu në uljen e hormonit të quajtur ”leptin”, i cili kontrollon urinë./albeu.com/

Tags: Hormoneprobleme shendetesore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh
Jetë

Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh

24/06/2025
Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!
Jetë

Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!

18/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!
Jetë

Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!

13/06/2025
Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!
Jetë

Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!

13/06/2025
Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?
Jetë

Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?

03/06/2025
E pashë Shkodra Elektronike live në Eurovision… dhe kuptova që Shqipëria është gati për më shumë
Jetë

E pashë Shkodra Elektronike live në Eurovision… dhe kuptova që Shqipëria është gati për më shumë

30/05/2025
Next Post
Rihanna ndjek në Instagram për herë të parë një shqiptare (FOTO)

Rihanna ndjek në Instagram për herë të parë një shqiptare (FOTO)







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera