Problemet me bateritë e telefonave të mençur nuk do të ekzistojnë më. Ditëve të qëndrimit afër prizës për mbushje të telefonit me rrymë, po ju vjen fundi. Një ekip pjesë e Institutit “Laue-Langevin” në Grenoble, Francë, ka ardhur me përfundimin se mund të zgjasë jetën e baterive të telefonave. Ata kanë përdorur si zëvendësues të grafitit me materiale tjera që nuk janë përdorur deri tani në bateri. Silikoni, është materiali i përdorur, që thuhet se mund të zgjasë jetën e baterisë deri në gjashtë herë. Akoma nuk është konfirmuar se kur do të vijë veçoria e re, por pritet që në vjetët në vijim problemet për bateri të largohen tërësisht.