Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Profesioni: Princeshë

20/09/2014
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A

Nga Olti Curri





Shëtitjeve në ‘Facebook’, që shpesh ngjajnë me ecjen buzë vitrinave veshur me syze e kapelë, ku shohim pa na parë, kemi hasur jo vetëm komente që lënë me gojë hapur, por edhe fantazi të shfrenuara të pseudonimeve nga ku komentojnë shqiptarët. (Një milion përdorues ‘Facebook’-u vetëm në Shqipëri, me siguri na lejon të hamendësojmë edhe për njerëz me adresa false.) Ndërkohë që, kur ka ndeshje Kombëtarja apo në skenat e huaja këndon ndonjë artist shqiptar, na pushton të gjithëve një afsh patriotizmi që nuk pasqyrohet në emrat që zgjedhim në ‘Facebook’, por vetëm kaq. Mos kërkoni kot emra: ‘Shote Galica’, ‘Donika Kastrioti’, sepse vajzat shqiptare, duan t’i drejtohen botës dhe bota t’u drejtohet atyre si trashëgimtare mbretërie. Nëse do të besojmë në teorinë që, emri tregon personalitetin, kërkoni në Google me: ‘Princeshë Facebook’ dhe do ta kuptoni se jemi shndërruar në një komb që rrit vetëm princesha. Duket influencë e historisë shqiptare, me mbretër të mbërritur në fron jo nga trashëgimia e fronit, – ashtu si Zogu I pak vite pas ikjes së Princ Vidit bëri lëvizjet politike për t’u shpallur mbret, – që sot po ndodh përsëri me një lehtësi që ta mundëson jeta virtuale. Por emri ‘princeshë’ duket se u vë kapakun halleve të rinisë, me dëshira kështjellash e veshjesh përrallore që nuk arrihen me kursimet e një jete apo me notat e mira. Kur edukimi vjen nga videoklipet dhe jo nga ora e Historisë, princeshat e ‘Facebook’-ut që njohin vetëm Arielin dhe Lady Dianën, nuk dinë që, pas emrit që kanë zgjedhur vjen historia e dhjetëra vajzave të familjeve mbretërore, jeta e të cilave do të ishte një frymëzim i madh, sikur princeshat e stisura të kërkonin dhe të dinin më shumë për jetën e tyre. Ato duan luksin, admirimin, rehatinë që normalisht duhet të ketë një princeshë, sepse një princeshë është më shumë se një VIP, që të nervozon dhe të shpërthen zilinë kur publikon jetën plot ndriçim e zhurmë. Bëhu princeshë dhe i vë kapak, pa menduar se çfarë përfaqëson kjo fjalë! Në fund të fundit, po fjala ‘VIP’ çfarë përfaqëson, kur nuk dihet se çfarë pune bëjnë realisht shumica e tyre?! Sipërfaqja le të jetë bling-bling, si zhurma e kristalit kur ngre dolli, po brenda le të çirret realiteti me gjithë problemet e tij.

‘Princesha e fjetur’, ‘Ditari i një princeshe’, ‘Bota e një princeshe’, ‘Gocë princeshë’; këta janë emrat përfaqësues më së shumti në ‘Facebook’, pa rrëmuar nga ‘Instagram’-i, ku gjendja është njësoj. Të besosh në ëndrra, ndihmon të përballosh realitetin, por të fshehësh realitetin me emra të mëdhenj që në të vërtetë tregojnë frikën nga përballja me veten, kjo është të ëndërrosh me sy hapur. Vajzat ‘princesha’ duhet të shqetësohen edhe për diçka shumë njerëzore; me pak llogari duhet të pyesin veten: mirë mbushur ‘Facebook’-u me princesha, po princër pse nuk ka? Imagjinoni një princeshë që nuk ka mundësi të çiftëzohet me një mashkull të sërës së saj! Si do shkojë kjo punë? Princeshat virtuale do e kalojnë jetën me ‘të fortët’ që u bëjnë ‘like’ në ‘Facebook’! Si do vazhdojë dinastia e monarkisë virtuale? Apo edhe lidhje të tilla pranohen, duke qenë se në kryeqytet, vetëm 10 metra larg nga rezidenca e trashëgimtarit të mbretit të shqiptarëve që del mbi Pedonale, kërcasin qoftet, salsiçet dhe birrat?


Tags: Olti CurriOpinion
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post

NORA & ROBERTI betohen: “Baby jem, derisa vdekja të na ndajë”

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera