Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Profil / Keiti Kondi, shkencëtarja e re shqiptare

09/08/2016
in Pa kategori
Reading Time: 4 mins read
A A
Profil / Keiti Kondi, shkencëtarja e re shqiptare

Nga studente e ekselencës në Itali e SHBA në kërkuese shkencore e lektore në Belgjikë  





ketio kondi 4

Keiti Kondi ka një fytyrë aq të paqtë dhe aq natyrale sa në takimin e parë mund të ngjajë se keni përballë një gjimnaziste që sapo ka lënë pas fëmijërinë. E veshur thjeshtë, pa grim me atlete, ajo flet me zë të ulët dhe është tejet modeste. Derisa kalon tek shkollimi dhe rezultatet e saja Keiti është fare e zakonshme, mandej, puna kërkimore e shkencore, i japin asaj një pamje krejt tjetër: e sigurt, sfiduese, krenare dhe me një vizion që shkon përtej çastit. Një gjeni që e vogël, ajo ka mundur të tejkalojë edhe pritshmëritë e veta veçse të prindërve. Fituese në konkurse kombëtare e ndërkombëtare, sot, veçse 24 vjeç Keiti Kondi ka një rrugëtim të gjatë për të ndare me ne.  


AMBASADORE E BOCCONIT

“Nga klasa e parë deri në gjimnaz kam studiuar në Tiranë me mesatare 10 në 10”. Gjatë këtyre viteve ka qenë pjesëmarrëse dhe fituese në shumë olimpiada si dhe është përfshirë në projekte të “Junior Achievement” dhe “Opportunity Albania Microfinance”, si dhe në përfaqësime në aktivitete ndërkombëtare. “Jam e prirur ne shkencat ekzakte, kryesisht në matematikë. Pas shkollës së mesme studiova në universitetin Bocconi (një nga universitetet më elitare në Itali) ku diplomohem me rezultate mjaft të larta dhe përzgjidhem dhe emërohem si ambasadore e Bocconit”. Kjo është shumë për një 18-vjeçare shqiptare që e kish nisur rrugëtimin në Tiranë.

keidi kondi 2

STUDIMI NË PRICETON UNIVERSITY

Falë aftësive të saja, njëherësh u përzgjodh edhe në qendrën kërkimore shkencore “Dondena” të këtij universiteti, ku punoi e bashkëpunoi me Ross Macmillan, personalitet shkencor në rang botëror në fushën e demografisë. “Gjatë kësaj kohe kryejmë një studim shkencor që përzgjidhet nga ‘Princeton University’ me siglën e përbashkët të emrave Ross Macmillan dhe Keiti Kondi. Paperi që kam punuar së bashku me Ross Macmillan është prezantuar në shumë konferenca të njohura të organizuara nga ‘Population Association of America’ e ‘European Population Association’”. Mandej, gjatë viteve të studimint në Universitetin Bocconi ajo tregon se pat fatin e madh të ishte nën kujdesin e një nga profesorëve më të shquar: Angelo Marcello Cardani, dekan (Drejtor i Autoritetit për sigurinë e telekomunikacionit Italian, këshilltar për konkurrencën në Komisionin Europian, anëtar në kabinetin e Mario Montit. Ai, arriti  të pikaste dhe të vlerësonte përtej kësaj edhe të mbështeste punën e saj, çka vazhdon ta bëjë edhe sot, duke ndjekur ecurinë e saj përtej Italisë. “Një nga mbështetësit e mi, ka qenë një tjetër emër i madh Tito Boeri (Drejtor Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali). Ai më orientoi saktësisht drejt fokusit kërkimor. Të gjithë këta në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me një investim cilësor kultivuan personalitetin tim shkencor dhe rritën personalitetin tim njerëzor. Përherë jam mirënjohëse për përkushtimin, mundin dhe besimin e mbështetjen që treguan”, – nënvizon Keiti.

STUDENTE EKSELENCE

Studimet në Bocconi Keiti i kaloi duke u shpallur edhe studente ekselence. Prej kësaj, iu dha e drejta të vazhdonte studimet në universitetin e Minnesotas në SHBA, universitet në vendin e 9-të në rankimet botërore për departamentin e ekonomiksit, sidomos asaj të makroekonomisë (me pedagogë të çmimit ‘Nobel’ në këto fusha). Aty, ajo i finalizoi studimet me mesatare të plotë 100 pikë (4.00 në sistemin amerikan). “Më pas kryej master të tipit ‘double degree’ (2 diploma për një master) mes Universitetit Bocconi dhe Univesitetit Katolik të Louvain në Belgjikë (një nga universitetet më prestigjiozë në botë për ekonomix) me fokus punën kërkimore shkencore e më pas vendos të vazhdoj doktoraturën në ekonomi në po këtë universitet ku bashkëpunoj me personalitete të shquara shkencore, emra të mëdhenj botëror në shkencat ekonomike”.

keiti kondi

LEKTORE DHE SHKENCËTARE

Ndërsa vijon doktoraturën e kërkimet shkencore Keiti është edhe lektore në Belgjikë. “Fushat kërkimore ku jam e fokusuar për momentin janë ekonomia e zhvillimit dhe ekonomia e familjes. Përveç punës shkencore, punoj edhe si asistente për lëndët Ekonomi Industriale (ku relatoj leksione në anglisht) dhe Ekonomi Europiane dhe Ekonomi Politike (relatoj leksione në frengjisht)”, thotë ajo. Në fund, tregon se puna në këtë qendër shkencore e bëri të kuptonte se puna kërkimore është ajo që do. “Por në të njëjtën kohë edhe ajo që di të bëj më mirë dhe të kontribuoj më shumë”, e mbyll Keiti bisedën me ne, duke na bërë të mendojmë se përpjekjet shpërblehen dhe se ëndrrat munden ndonjëherë të bëhen realitet me punë të vazhdueshme. Përndryshe, ajo është shembulli i asaj që ne ëndërrojmë: të ecësh falë punës.

Tags: Keiti Kondi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Dyshimi, Blero dhe Afrona inskenuan ndarjen për t’i bërë reklamë këngës së re

Dyshimi, Blero dhe Afrona inskenuan ndarjen për t’i bërë reklamë këngës së re








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera