Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Profil/ Kush është Presidenti i ri i SHBA-ve

09/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Profil/ Kush është Presidenti i ri i SHBA-ve

Ky është Donal Trump, 70 – vjeçari që për 4 vitet e ardhshme do të drejtojë një nga fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





Në vitet 70, kur Trump hyri në biznesin e familjes me një kapital të vogël, siç thotë ai, prej 1 mln dollarësh për t’u bërë edhe më i suksesshëm se i ati, që e kishte nisur më herët biznesin e pasurive të patundshme. 10 vite më vonë, në 80 -ën, Donald Trump u bë i njohur për publikun amerikan pas botimit të best seller -it “The Art of the Deal”, “Arti i marrëveshjes”, botuar në atë kohë nga New York Times.

Një dekadë më pas, Trump u bë producenti i një nga spektakleve më të rëndësishme të asaj kohe “Miss Universe” për të vazhduar angazhimin e tij në disa seriale televizive dhe filma si “I vetëm në shtëpi”, “Seksi dhe qyteti”, etj.


Për dy dekada, Trump u gjend në mëdyshje se cila do të ishte partia, ku do të angazhohej, për të përfunduar me pas tek republikanët, pas zgjedhjeve të fituara nga Presidenti ende në detyrë, Barak Obama. Një nga momentet kur Trump arriti të fitonte vëmendjen e publikut në botë, ishte kur ngriti akuzat për Obamën se ai ishte një president i lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

Ish – ylli televiziv u shpall fitues i befasishëm i nominimeve të republikanëve për president gjatë kësaj vere. Fushata, e cila u konsideruara si më e ashpra e zgjedhjeve amerikanë në histori, u shoqërua me disa skandale të republikanit, siç ishte ai i një video të vitit 2005, kur Trump shprehej me një gjuhë vulgare ndaj femrave, pjesëmarrëse të “Miss Universe” apo çështja e taksave të cilat ai shmangu për gati dy dekada.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump është zotuar të ngrejë një mur në kufirin SHBA – Meksikë për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Trump po ashtu ka thënë se, nëse do të zgjidhej President, ai do të praktikonte “verifikimin ekstrem” të emigrantëve myslimanë, për të përcaktuar se cili prej tyre është terrorist. Fillimisht, ai ka thënë se do t’i ndalojë të gjithë myslimanët në SHBA.

70 vjeçari e ka cilësuar Presidentin Obama si një lider të dobët, ndërsa Clinton si “Sekretaren më të keqe të Shtetit” në historinë amerikane.

Vlera neto e pasurisë së Trump llogaritet midis 3 miliardë dhe 3.7 miliardë dollarë. Trump ka pesë fëmijë nga tri martesa.

Tv Klan

Tags: donald trumpprofil
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Next Post
Blendi Fevziu flet për ndjesitë e të qenit prind, kuptimin e emrit të Alis dhe marrëdhëniet me vajzën e madhe

Blendi Fevziu flet për ndjesitë e të qenit prind, kuptimin e emrit të Alis dhe marrëdhëniet me vajzën e madhe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera