Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Kryesore

PROFIL / Majlinda Manoku, brishtësisht e fortë!

Rrëfimi i sipërmarrëses së suksesshme mbi filozofinë e biznesit të saj

02/07/2022
in Kryesore, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 4 mins read
A A

Nga revistawho.com / Fotot: Pirro Beati / Hair & Make Up: Suela Çangu





I keni parasysh ato zonja që janë të forta dhe të brishta njëkohësisht? Kjo është Majlinda! Gruaja që brishtësinë e fsheh në buzëqeshje dhe forcën në biznesin e saj. Ajo që di të jetë një supergrua në shtëpi dhe një element kyç në punën e saj. Modeli i saj sot transmetohet si shembull jo vetëm në familje, por edhe në biznes. Në këtë rrëfim Majlinda bën bilancin e vitit të saj, mes angazhimeve tek “Auto Manoku”, por edhe dedikimit si nënë e si gjyshe. Gjithmonë e etur për të kaluar veten, për të ruajtur fronin e liderit, më në fund Majlinda gjen kohën për të qenë falënderuese për këtë rrugëtim të sajin, që pa frikë mund ta quajmë, një formulë suksesi.


Si ka qenë ky vit për Majlindën, cilat ishin momentet kulmore?

Ka qenë një vit i çuditshëm, mbushur me sfida, por nuk mund të them i keq. Natyrisht që bota po ndeshet me momente të vështira, ku pas pandemisë erdhi një luftë që ndryshoi faqen, por çelësi është që të gjesh brenda vetes synimin tënd. Kështu ka qenë ky vit për mua, në përpjekje për të plotësuar qëllimet e mia dhe ditët kanë qenë në garë me njëra-tjetrën për të plotësuar atë “puzzle” që kisha në kokë. Për momente kulmore mund të diferencoj disa momente biznesi, ku janë gjetur hapësira të reja për të përmirësuar shërbimin, por edhe cilësinë. Ato që doja të veçoja janë momentet me familjen, takimet me vajzën, me nipin dhe mbesën. Pavarësisht gjithë angazhimeve, sukseseve dhe gjithçkaje tjetër, ato momente shënjojnë ekzistencën time si grua.

Dukeni shumë e lidhur me familjen tuaj, si e gjeni kohën mes biznesit dhe familjes?

Në fakt duket si një pyetje retorike, por tani teksa e mendoj nuk jam edhe vetë shumë e bindur sesi ia dal. “Auto Manoku” ka një pjesë të jetës sime. Unë fle dhe zgjohem sesi të çoj përpara këtë punë, të vazhdojmë të jemi lider në treg dhe të kapërcejmë veten në atë që bëjmë. Pastaj, natyrisht që unë i përkas familjes. Kur them i përkas, flas në çdo detaj. Pra, unë jam nga ato gra në biznes që teksa në një dorë mund të jem duke mbajtur telefonin për një projekt të rëndësishëm, në dorë tjetër mund të jem duke gatuar, apo duke luajtur me të vegjlit. Nuk e kam kohën me grafik, përpiqem t’i alternoj dhe kur e shoh se puna më merr shumë kohë, bëj hapa pas duke marrë disa orë të lira për të qenë më pranë familjes.

Sa ka ndryshuar filozofia e “Auto Manokut” me kalimin e viteve dhe me evolimin e kësaj bote?

Është një sektor që ecën shumë shpejt. Mund të them që është ndër industritë ku fjala e fundit e teknologjisë bën diferencën. Nuk mundesh të jesh pretendent në treg e aq më pak lider, nëse nuk je i përditësuar me gjithçka të re që del dhe të dish sesi ta implementosh më së miri. “Auto Manoku” që në fillimet e veta si biznes, ka qenë një sektor i orientuar drejt teknologjisë, gjithmonë me sa mundësi kishim për kohën. Sot gjërat janë bërë edhe më të lehta, nëse ke mbështetjen e duhur teknologjike. Jam e lumtur për ata klientë që i besojnë eksperiencës sonë, po aq sa i besojnë edhe risive që sjellim.

Një sektor praktik, sa vend ka për krijim apo për një marketing?

Duket si një sektor praktik, por në fakt është një sektor që ka nevojë për krijimtari sa çdo biznes tjetër. Asgjë nuk mund të shkëlqejë nëse brenda nuk ka idetë dhe mbi të gjitha servirjen e duhur te klienti. Puna jonë nuk përfundon kur klienti hyn brenda, në fakt atëherë fillon. Por për të arritur deri aty, duhet shumë krijimtari, që nga mënyra sesi do e pozicionosh biznesin tënd në treg, e deri te sekretet e marketingut që do të ofrosh. Mendoj që këto janë detyra po aq impenjative sa edhe pjesa tjetër e punës në “Auto Manoku”. Dua të them që në këtë sektor dhe në këtë fushë jemi lider, pasi të shumtë janë ata që na dallojnë për origjinalitetin tonë.

Keni një kërkesë për veten?

Kërkesa për veten? Pafund! Besoj se si të gjithë. Janë pafund gjërat që mund të bëjmë më shumë, më mirë. Por kërkesa e parë që dua t’i bëj vetes është që të ndaloj dhe të kthej sytë për të parë sesa e bekuar jam. Kam punuar fort, kam sakrifikuar shumë, por sot shoh që kam bërë një punë të mrekullueshme si bashkëshorte, si grua në biznes, si nënë, madje edhe si gjyshe. Është momenti për të qenë falënderuese!

Tags: AutoAuto ManokuBiznesintervisteliderMajlinda Manokumarketingprofilsfide
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Next Post
“Miss Shqipëria”, tradita që kurorëzon të bukurën!

“Miss Shqipëria”, tradita që kurorëzon të bukurën!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera