Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Profilet/ Katër konkurrentë në sfidë për fitoren e “The Voice of Albania”

07/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Profilet/ Katër konkurrentë në sfidë për fitoren e “The Voice of Albania”

Duken miqësorë, të qeshur me njëri- tjetrin por çdonjëri prej tyre tani më shumë se kurrë synon ta mposhtë tjetrin, e të kalojë vetë në natën finale. Rrethi është ngushtuar shumë. Vetëm dy prej tyre do të shkojnë drejt çmimit të madh. Në këtë edicion të 5-të, The Voice of Albania po surprizon edhe vetë konkurrentët me formulat e reja të garës, të cilat e kanë shtuar edhe më shumë ankthin drejt fitores. Pas betejave të kryqëzuara që i përballën për herë të parë konkurrentet jashtë skuadrave, tashmë nis një sfide tjetër e re, kjo e gjysmëfinales së kësaj të premte, që premton sfidë të fortë, shumë spektakël e pafund emocione. Të katërt janë “të rrezikshëm”. Të katërt janë pretendentë të forte për ta kapërcyer edhe këtë fazë. Njihuni më mirë me ta, përmes profileve të tyre.





ina1

Ina Torba


Mosha: 24 vjeç

Vendlindja: Dibër

Vendbanimi: Tiranë

Shkollimi: Inxhinieri Ndërtimi

E vetmja vajzë gjysmëfinaliste dhe e vetmja konkurrente e skuadrës së Alma Bektashit, që i rezistoi furtunës së fundit të përzgjedhjes nga publiku. Sikur ta dinte që gjërat do kishin shkuar kaq mirë, patjetër që do kishte ardhur më e sigurt në audicionet e fshehura. Por ja që nuk ndodhi aspak kështu. E sollën miqtë e saj gati me zor. Sepse Ina kishte vendosur të mos shkelte më në një skenë të tillë, pas një eksperience të ngjashme që nuk i la shije të mirë. Dhe miqtë saj bënë tamam atë që duhej. Sepse Ina jo vetëm që e rifitoi rrugës sigurinë, por u tregoi edhe konkurrentëve të tjerë se përballja me të nuk do ishte aspak e lehtë. Është kthyer në një personazh jo vetëm për shkak të zërit, por edhe për karakterin e saj të shpenguar e plot humor që e shfaq klip pas klipi. Ja ku i ka ardhur radha misionit të saj më të vështirë: të qëndrojë e fortë deri në fund, si e vetmja e mbijetuar e skuadrës së saj.

elbunit1

Elbunit Krasniqi

Mosha: 22 vjeç

Vendlindja: Prishtinë

Vendbanimi: Prishtinë

Shkollimi: Mjekësi e përgjithshme

Ai nuk është vetëm një nga zbulimet e “The Voice of Albania 5”. Mbi të gjitha vetë ai ka zbuluar tek vetja një talent as që e dinte që e kishte dhe që e kishte të pamundur ta diktonte aty në dhomën e vet, teksa luante në kitarë e këndonte i vetëm brenda katër mureve të shtëpisë. Mjaftoi vetëm të dëgjontë zërin e dëshirës së tij të fshehur dhe pak guxim për t’u përballur me qindra të tjerë, që mjeku i ardhshëm nga Prishtina jo vetëm të kalonte fazat e para, por të arrinte deri në fund. Pa bujë të madhe, pa rrëfyer emocionetë forta, me kitarën që s’e lëshon nga duart e me atë qetësinë e tij të hekurt që nuk e humbet për asnjë moment, Elbunit Krasniqi, i vetmi i skuadrës së Gencit, është gati të përballet me këdo që i del përpara. Të tregojë në çdo rast seriozitet dhe profesionalizëm dhe ambicie të fortë. Si përherë pa zhurmë të madhe, vetëm me zërin e tij që nuk ka lënë askënd indiferent.

tiri1

Tiri Gjoci

Mosha: 22 vjeç

Vendlindja: Kavajë

Vendbanimi: Tiranë

Shkollimi: Muzikologji

Në “The Voice of Albania” kemi pasur shumë nga ata konkurrentët që skenën e kanë provuar edhe më herët. Kanë provuar edhe festivalet, edhe klipet dhe koncertet live. Por iu është dashur gjithsesi një lloj tjetër promovimi e gare. Dhe e kanë gjetur tamam në “The Voice”. Tiri është njëri nga ata. Ka një grup të tijin muzikor, ka një CV të pasur me konkurrime nëpër kompeticione të mëdha, ka dalë shumë herë në ekran dhe studion për muzikologji në Akademinë e Arteve. E megjithatë ka vendosur të vijë e të përballet si gjithë të tjerët. Pa grupin dhe pa përvojën. Vetëm me zërin e tij. Por edhe me natyrën e qetë po shumë të sigurt, që rrallë e humb toruan. Tiri i ka idetë e qarta. E di mirë se çfarë kërkon dhe bën të pamundurën për ta arritur. Sepse është mësuar të luftojë fort, siç është mësuar edhe të përpiqet të dalë në krye i vetëm, që kur vendosi të lërë qytetin e tij të vogël të Kavajës për të kërkuar famën në kryeqytet.

lorenc1

Lorenc Hasrama

Mosha: 18 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Shkollimi: violë në Liceun Artistik

Që kur u shfaq për herë të parë në audicionet e fshehura, me qëllimin e qartë që të bënte të njohur veten dhe grupin e tij muzikor, Lorenci i çmendi karriget e trajnerëve dhe shijoi i kënaqur luftën e tyre për ta rrëmbyër kush e kush më parë. Ia doli Sidriti ta rekrutonte. I kaloi me aq lehtësi fazat e shoët dhe ja ku është tani, në gjysmëfinale. Para se të dalë në skenë nuk e zë vendi, ka emocione e padurim. Ai është më i vogli nga të mbeturit. Ama duket aq i madh kur del në skenë. Është ndër të vetmit që kërcen e këndon gjithë siguri, por edhe që gati qan kur e kalon edhe një fazë. Sepse i pëlqen t’i përjetojë fort të gjitha: edhe ethet e garës, edhe padurimin e skenës edhe shijen e mirë të fitores. E tani shpreson, ashtu si tre të mbeturit e tjerë, të shijojë finalen e të ëndërrojë fitoren.

 

Tags: finalekonkurrenteprofiletthe voice
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!
Breaking News

Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!

19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!

19/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!
Breaking News

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!

19/12/2025
Next Post
Selena Gomez: Ja pse jetoj në hotele luksoze dhe jo në shtëpi

Selena Gomez: Ja pse jetoj në hotele luksoze dhe jo në shtëpi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera