Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me një vit e 6 muaj burg për Princ Leka Zogu, për akuzën e “Dhunës në familje”, lidhur me një ngjarje të ndodhur muaj më parë në Oborrin Mbretëror. Sipas Prokurorisë, dënimi duhet të konvertohet në shërbim prove.
Gjithashtu, është kërkuar dënimi me 6 muaj burg për ish-bashkëshorten e Princit, aktoren Elia Zaharia, dhe një vit për ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia. Edhe për ta, organi i akuzës kërkon që dënimi të shndërrohet në shërbim prove.
Pas kësaj kërkese, Elia reagoi për Euronews Albania, duke zgjedhur të mos komentojë vendimin:
“Unë jam mirë! Sot isha prezent pas çeljes së Panairit të Librit dhe do të jem për 3 ditë me rradhë në ndjekje të përditshme,” tha ajo.