Kënga e fundit e Majk, “Katile” po merr shumë klikime këto ditë. Kjo jo vetëm falë ritmeve por edhe falë bukuroshes që shfaqet në të. Ajo quhet Valbona Bajraktari dhe nuk është një emër krejt i panjohur. Bukuroshja me profesion modele, disa vite më parë jepte intervista ku tregonte për historinë e dashurisë me Elvis Gjinin. Siç njofton sot “JOQ”, dy të rinjtë kanë pasur një lidhje që nuk zgjati shumë, por u përfol në media pas pjesëmarrjes së të riut nga Kosova në “Big Brother 5”.