G Bani është tashmë i njohur për deklaratat e forta dhe e fundit është një prej tyre. I ftuar në “Mos i bjer me top” përballë Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit, këngëtari është shprehur ashpër kundrejt Danjës.
“Nga Danja jam ndier i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndier”, ka thënë ai, duke ngjallur shumë polemika në rrjet.