Ka një ndryshim atmosfere më 22 nëntor kur Dielli hyn në Shigjetar. Po, po vjen sezoni i Shigjetarit! Kjo shenjë zjarri ju kujton të jetoni jetën në maksimum dhe të thithni të gjitha përvojat që mundeni. Jeni në humor për të festuar, për të kërkuar kuptimin e jetës dhe për të rrezikuar. Por ja si do ndikojë tek të gjitha shenjat:
Dashi – Pas 22 nëntorit do ndiheni më optimistë, jeni të etur për të provuar gjëra të reja dhe madje mund ta gjeni veten duke menduar për kuptimin e jetës. Njerëz të rëndësishëm mund të hyjnë gjithashtu në jetën tuaj dhe do bëni biseda frymëzuese për të ardhmen tuaj.
Demi – Sezoni i Shigjetarit do ndikojë në botën tuaj financiare. Mund të zhvillohen diskutime të rëndësishme rreth burimeve, kontakteve dhe investimeve të përbashkëta me partnerët. Të tjerët mund të jenë gati të investojnë tek ju dhe idetë tuaja.
Binjakët – Do jeni gati të ndiheni më të shkujdesur dhe argëtues pas 22 nëntorit kur Dielli hyn në Shigjetar. Marrëdhëniet tuaja bëhen fokusi juaj kryesor dhe disa nga lidhjet tuaja – personale apo profesionale – mund të thellohen. Do mund të jeni duke diskutuar të ardhmen me një partner ose të takoni një lidhje të re romantike premtuese. Favorizohen bashkëpunimet dhe puna me të tjerët mund të çojë në ide dhe zgjidhje.
Gaforrja –Gjatë sezonit të Shigjetarit, pra nga data 22 nëntor mund të duket sikur jeni tërhequr në një milion drejtime dhe ka shumë për të bërë. Përmirësimi i rutinës dhe zakoneve tuaja të përditshme mund të çojë në më shumë sukses. Tani është koha për të hequr dorë nga modelet e vjetra që po ju kufizojnë dhe t’i zëvendësoni ato me diçka më produktive. Ju mund të jeni duke punuar shumë drejt një qëllimi profesional ose një përgjegjësie personale, dhe angazhimi gjithashtu mund të marrë shumë nga energjia juaj emocionale dhe fizike.
Luani – Dielli hyn në Shigjetar më 22 nëntor, duke ftuar lojën dhe argëtimin në jetën tuaj. Jeni gati të përqendroni krijimtarinë, vetë-shprehjen dhe lidhjen tuaj me momentin aktual. Ju po përdorni gëzimin si një mjet shërues për fëmijën tuaj të brendshëm.
Virgjëresha – Kalimi i kohës në shtëpi me të dashurit ose çështjet e ndërlikuara të familjes kanë përparësi nga 22 nëntori e tutje. Dëshironi ende pak argëtim, por preferoni që njerëzit të vijnë për një natë në shtëpinë tuaj sesa të dilni. Javët e ardhshme mund të sjellin gjithashtu disa njohje dhe zhvillime emocionuese në jetën tuaj profesionale apo publike.
Peshorja – Pas 22 nëntorit mund të vijnë lajme të rëndësishme ose bisedat e vazhdueshme arrijnë një pikë kthese kritike. Jeni në një humor social dhe kurioz, të etur për t’u lidhur me të dashurit. Vetë-shprehja është thelbësore dhe do të ndiheni të thirrur për të ndarë mendimet, idetë dhe opinionet tuaja me të tjerët.
Akrepi – Një rritje, promovim ose nivel i ri përgjegjësie në punë mund të arrijë më 22 nëntor ose në javët e ardhshme. Gjatë sezonit të Shigjetarit, bota juaj financiare bëhet qendra e universit tuaj. Gjatë javëve të ardhshme, do të gjeni mundësi të reja për të ndërtuar pasurinë tuaj dhe një ndjenjë më të thellë stabiliteti.
Shigjetari – Dielli hyn në Shigjetar më 22 nëntor, duke ju kthyer sërish ju në qendër të vëmendjes. Më në fund është sezoni juaj! Ndiheni të rinovuar dhe gati për të filluar projekte dhe marrëdhënie të reja. Për javët që pasojnë, motivimi rikthehet dhe sharmi juaj ju bën si magnet. Përdoreni atë në avantazhin tuaj dhe mos kini turp të kërkoni mbështetje!
Bricjapi – Dielli hyn në Shigjetar më 22 nëntor, duke ju nxitur të përqendroheni në kujdesin ndaj vetes dhe të pushoni. Këtë sezon të Shigjetarit, mund të ndiheni të tërhequr në një milion drejtime, por tani është koha për të thënë jo. Ju mund të punoni në prapaskenë për diçka të madhe që do të jeni gati ta zbuloni brenda disa javësh.
Ujori – Dielli hyn në Shigjetar më 22 Nëntor! Një person ose burim i rëndësishëm mbështetjeje shfaqet në jetën tuaj diku gjatë javëve të ardhshme dhe ju mund të bëni përparim të rëndësishëm në disa nga qëllimet tuaja. Ju gjithashtu do investoni kohën dhe energjinë tuaj në miqësi, kauza sociale dhe komunitete.
Peshqit – Nga 22 nëntori prisni njohje dhe vëmendje në rrugën tuaj. Kjo nëse keni lajme të rëndësishme për të ndarë me botën, të tjerët do ju vënë re ju dhe përpjekjet tuaja. Ndryshimet në jetën tuaj personale dhe profesionale janë duke u zhvilluar dhe mund të jeni afër një arritjeje të madhe në javët e ardhshme./revistawho.com