Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pse disa prej nesh kanë nevojë për 5 kafe në ditë?

05/02/2017
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse disa prej nesh kanë nevojë për 5 kafe në ditë?

Dëshira për të pirë kafe mund të jetë e shkruar në gjene, thonë shkencëtarët. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit me një variacion të caktuar të gjenit nuk kanë nevojë të konsumojnë aq shumë kafe sa për të pësuar një goditje nga kafeina.kafe





Gjeni në fjalë është quajtur PDSS2 dhe ky variacion zvogëlon aftësinë tretëse të kafeinës në trup, duke bërë që të qëndrojë për një kohë të gjatë në organizmin e një personi. Njerëzit që nuk e kanë këtë variacion e metabolizojnë kafeinën më shpejtë, dhe si rezultutat mund të pinë një filxhan kafe më shumë në ditë.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Edinburgh dhe Universiteti Trieste, në Itali, studiuan ADN-në e gati 3 mijë përdoruesve të kafes në Itali dhe Holandë. Pjesëmarrësve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor se sa filxhanë me kafe pinin çdo ditë.


Në fund të studimit ata zbuluan se italianët me variacion të ADN-së prireshin të konsumonin vetëm një filxhan kafe në ditë, krahasuar me personat që nuk e kishin këtë variacion. Ndryshimi ishte më pak i dukshëm tek holandezët. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak të llojeve të ndryshme të kafes që pihen në këto dy shtete.

Në Itali njerëzit priren të pinë filxhanë të vogël me kafe, ndërsa holandezët preferojnë ta pinë në filxhanë të mëdhenj dhe të ketë sa më shumë kafeinë.

Sipas dr. Nicola Pirastu, Nga Universiteti Edinburgh, dëshira jonë për të pirë kafe mund të jetë e shkruar në gjene.

“Duhet të bëjmë studime të tjera për të konfirmuar këtë teori dhe për të qartësuar gjithashtu lidhjen biologjike midis gjenit PDSS2 dhe konsumimit të kafes”, shprehet dr. Nicola Pirastu.

Ky hulumtim është publikuar tek revista “Scientific Reports”./shendeti

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Gigi Hadid flet për lidhjen me Zyan Malik: Në shtrat shikojmë filma

Gigi Hadid flet për lidhjen me Zyan Malik: Në shtrat shikojmë filma








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera