Muajt më të nxehtë janë gjithmonë një kohë për t’u çlodhur dhe për të shijuar diellin me një kokteil në duar, por planetët po bëjnë pak më tepër për atmosferën e vajzave beqare këtë vit.
Kjo është vera për të shfaqur veten në një mënyrë që nuk e keni bërë më parë. Kjo pasi kemi Jupiterin duke bërë lëvizje të mëdha, Venusin dhe Mërkurin që shkaktojnë një trazim pikant, madje edhe Plutonin që e bën atmosferën edhe më interesante.
Në përgjithësi, kjo verë jep liri, shkëlqim dhe shumë *jetë*. Çdokush mund të përfitojë nga tranzitet shumë të lezetshme dhe shumë seksi gjatë rrugës, por beqaret do të duan t’i kushtojnë vëmendje më të madhe.
Sipas astrologëve kjo verë ka padyshim potencialin për të qenë shumë argëtuese dhe sociale.
Hëna e plotë e qershorit do të ofrojë një kontroll të dobishëm kur bëhet fjalë për ekuilibrin punë-jetë. Ju mund të vendosni synimin për të maksimizuar argëtimin dhe për ta bërë këtë verë të nxehtë (Hot girl summer), por edhe verë të pasur për vajza (Rich girl summer).
Në fund të muajit, Saturni do të kthehet në retrogradë deri në nëntor. Kjo mund të jetë super argëtuese, duke çliruar energji, por mos harroni përgjegjësitë tuaja sepse Saturni po bën një hap prapa.
Më 2 korrik Neptuni do të kthehet në retrogradë. Nëse keni qenë pak delirantë për një situatë, do të jeni në gjendje ta shihni atë siç është, pra më në fund do i shihni gjërat qartë.
Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit do keni shumë flirte dhe do shijoni beqarinë më shumë se kurrë.
Por nga fundi i verës do të filloni të vlerësoni nëse dëshironi të vazhdoni me to përtej verës.
Rreth 23 gushtit, do të merrni seriozisht se si dëshironi të ecni përpara. Mund të jetë më shumë beqari në horizont, ose mund ta mbyllni verën me diçka më shumë. Sido që të jetë, ju do të jetoni jetën tuaj më të mirë të pavarur – brenda ose jashtë një marrëdhënieje./revistawho.com