Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pse duhet t’i konsumojmë frutat e detit?

31/03/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse duhet t’i konsumojmë frutat e detit?

Me të drejtë frutat e detit janë shndërruar në pjatën e preferuar jo vetëm në ditë të ngrohta, ku deti dhe dielli bëjnë efektin e tyre por në çdo kohë. Sepse ajo që e bën të veçantë këtë ushqim janë vlerat e pazëvendësueshme që kanë. Por jo vetëm kaq. Ato spikasin për shijen dhe pasionin që ndezin…





Vlerat e veçanta

Frutat e deti janë një burim i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masën 13 për qind, duke i dhuruar atij rreth tre-katër vjet më shumë rini. Acidet yndyrore që ato përmbajnë janë të rëndësishme, pasi shërbejnë edhe si rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Kështu, njerëzit që konsumojnë një vakt me peshk ose fruta deti të paktën një ditë në javë, kanë 50% më pak risk për infarkt. Ato ndikojnë në uljen e dhembjeve menstruale kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e Omega-3 ndikon në përmirësimin e krizave depresive dhe migrenën si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna, sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe syve të bebes.


Pse preferohen frutat e detit?

Është vërejtur se frutat e detit janë shndërruar në pjatën më të preferuar jo vetëm në kohën e plazhit që shijojnë më shumë se kurrë po edhe në stinë të tjera. Shumë i pëlqejnë për aromën e fortë të detit, të tjerë për fortësinë, shijen e mrekullueshme, por edhe për pastërtinë, meqenëse ushqimin dhe oksigjenin e marrin nga uji. Ato janë përcaktuar pa diskutim edhe si ushqimi ideal për një darkë romantike. Thonë se disa të tilla në darkë stimulojnë emocione dhe ndjenja pasioni. Ndërkohë fuqinë afrodiziake të tyre mund ta japin nëse konsumohen të ziera dhe me pak limon. Sekreti i fuqisë ngacmuese qëndron në substancat që ato përmbajnë, si kripërat minerale dhe në mënyrë të veçantë glikogjenit, thelbësor për kontaktimin muskulor. Këto krijesa të mrekullueshme, që jetojnë në thellësitë e deteve apo oqeaneve të përqafuara pas shkëmbinjve apo ujit për aromën dhe pastërtinë që kanë, ia vlen t‘i përdorësh edhe në darkat mondane. Këtë e thonë të gjithë ata që e njohin vlerën e misterit që fshihet brenda guaskave të tyre.

Cilat janë frutat më karakteristike?

Midhjet

Janë të parat që do preferonim të konsumonin pasi janë vërtet të shijshme dhe interesante në formë. Mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë, të cilat mbyllen hermetikisht kur nxirren nga deti. Tuli i tyre është mjaft i pastër, pasi edhe ushqimin dhe oksigjenin e merr nga uji. Fillimisht guaskat lahen në ujë të bollshëm, duke i prerë indin lidhor. Pastaj mbulohen me kapak në një enë me ujë dhe lihen derisa ato të hapen.

Sepjet

Edhe pse quhet ‘peshk’, ndryshe nga peshqit e tjerë, sepja nuk ka hala në trupin e saj. Trupi i sepjes, që përbëhet nga një ind i butë, është i mbuluar me një shtresë të trashë lëkure. Me anë të muskujve nën lëkurë, një sepje mbledh ujë brenda trupit të saj dhe lëviz duke nxjerrë ujin jashtë. Është një nga frutat që ka shumë vlera pasi është e pasur me proteina.

Karkalecat

Më pas do të përmendnim karkalecat e detit që bëjnë pjesë në grupin e krustaceve. Ekzistojnë më tepër se 50 lloje të tilla, që në varësi të vendit ku rriten dallohen për nga ngjyra, madhësia dhe shija. Karkalecat e freskët janë ato që kanë këmbët e kuqe dhe pjesën e barkut ngjyrë jeshile. Por ajo që nuk duhet harruar është fakti se karkalecat duhen gatuar gati të gjalla, për të marrë shijen e tyre të plotë.

Kallamari

Kallamari është një tjetër frutë i njohur për vlerat dhe shijen e tij. Është një molusk me formën e trupit të tejzgjatur. Gjatësia karakteristike e kallamarëve është 40 cm, por shumë të përhapur janë edhe molusqet me gjatësi 15-25 cm. Treten lehtë dhe pëlqehen për shkak të përmbajtjes së ulët të kolesterolit. Shijohet i zier me vaj ulliri, uthull dhe limon.

Oktapodi

Eshtë një produkt që mund të gjendet lehtë në të gjitha tregjet, meqenëse mund të peshkohet në ujërat e Mesdheut. Nga pikëpamja ushqimore, si shumë molusqe të tjerë, për shkak të pranisë së madhe të indeve lidhore, shkakton pak probleme me tretjen. Përmban pak kalori dhe një përqindje të vogël kalciumi, fosfori dhe kaliumi. Përmban më pak proteina se peshqit dhe është ideal për një dietë verore.

Gaforret

Të fundit për t’u përmendur por jo më pak të rëndësishmet janë gaforret. Bëjnë pjesë te frutat e detit dhe dallohen për guaskën e fortë nga e cila mbrohen. Llojet e para të saj janë vërejtur në Kinë dhe më pas në ujërat e deteve të Europës Veriore. Lloji më i madh i tyre jeton në Japoni. Dallohen për mishin e butë dhe shumë të shijshëm.

Tags: frutat e detit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
E nxiu në fytyrë, Françeska Jaçe publikon foton dhe degjenoron ish-shoqen (FOTO)

E nxiu në fytyrë, Françeska Jaçe publikon foton dhe degjenoron ish-shoqen (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera