Së fundmi, kanë qarkulluar shumë spekulime rreth raportit mes Eglit dhe Gjestit.
Egli ka sqaruar se, pas finales së madhe, prindërit e Gjestit ishin shumë të emocionuar dhe se takimi i tyre në publik mund të jetë interpretuar si i “ftohtë”, por sipas saj, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ajo theksoi se emocionet e momentit ndikuan në perceptimin e situatës.
Përveç kësaj, Egli ka mohuar edhe deklaratat e Gert Ferrës, duke thënë se nuk ka lënë asnjë lidhje të hapur para se të futej në Big Brother.
Në një tjetër moment, Egli është pyetur për situatën ku ajo kishte hequr motrën e Gjestit nga lista e ndjekësve në Instagram. Në lidhje me këtë, ajo është shprehur: “E ka bërë menaxhimi im pa dijeninë time dhe është bërë me të gjithë ata që nuk më kishin follow back.”








