Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin! 09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër… 09/01/2026
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pse festat sjellin rikthimin e ish-ave në jetën tuaj?

17/12/2024
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse festat sjellin rikthimin e ish-ave në jetën tuaj?

Festat e fundvitit nuk janë vetëm periudhë gëzimi dhe reflektimi. Me ndërrimin e viteve dhe atmosferën nostalgjike që mbizotëron, mund të ndodhë të merrni një mesazh nga një ish-partner që mendonit se ishte harruar prej kohësh.





Mesazhi tipik që mund të merrni është i shkurtër, ndonjëherë i shoqëruar me një batutë apo një pseudonim që përdornit dikur, si “Po mendoja për ty” dhe një urim standard “Gëzuar Vitin e Ri”.

Por, çfarë qëllimi ka ky mesazh nga ish-i?


Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se personi ka mbetur vetëm dhe kërkon shoqëri për natën e fundvitit. Ndonjëherë, shpirti i festave mund të bëjë që njerëzit të ndihen më të hapur për të shprehur ndjenjat e tyre, të ndihen nostalgjikë, ose të përballen dhe me vetminë.

Sipas një studimi të publikuar në “Mashable” në vitin 2017, festat shpesh shkaktojnë ndjenja vetmie, stresi ose mërzitjeje. Këto emocione mund t’i nxisin njerëzit të kërkojnë lidhje emocionale, qoftë edhe përmes një mesazhi të shkurtër dërguar një ish-partneri. Ky fenomen njihet si “Marleying” – kur një ish rikthehet papritur me një urim festiv, duke u përpjekur të rihapë një derë të mbyllur.

Festat dhe “fantazia e dashurisë” 

Gjithashtu, atmosfera festive na bën të ndikohemi nga idealizimi i marrëdhënieve, sidomos përmes imazheve të përkryera të çifteve në rrjetet sociale ose filmave festivë. Ky ideal i lumturisë në çift mund të nxisë ndjenja nostalgjie për një lidhje të kaluar, duke bërë që ish-partnerët të kërkojnë ngushëllim emocional.

A duhet t’i përgjigjeni? 

Ndërkohë që është e zakonshme të ndiheni të detyruar të përgjigjeni gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme të mendoni për emocionet tuaja. Kontaktet me ish-partnerët gjatë festave mund të ngjallin ndjenja të përziera, duke ju çuar në situata që mund të mos jenë të shëndetshme. Nëse një mesazh nga e kaluara sjell më shumë shqetësim sesa gëzim, ndoshta është më mirë ta lini pa përgjigje.

Festat mund të jenë një kohë për të përqafuar të tashmen dhe për të ndërtuar kujtime të reja, në vend që të riktheheni në të shkuarën. Nostalgjia është një ndjenjë e natyrshme, por është zgjedhja juaj nëse dëshironi t’i hapni dyert e së kaluarës apo të ecni përpara.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Elton Ilirjani hap “GoFundMe” për Parashqevi Simakun, ja shifra e mbledhur deri tani dhe sa synohet

Elton Ilirjani hap “GoFundMe” për Parashqevi Simakun, ja shifra e mbledhur deri tani dhe sa synohet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera