Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pse gazetaria shqiptare është në krizë? Flasin analistët

28/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse gazetaria shqiptare është në krizë? Flasin analistët

Studiues dhe analistë të shtypit shqiptar përcollën me shqetësim raportin më të fundit të Organizatës “Freedom House”, ku Shqipëria gjendet midis vendeve me media pjesërisht të lira. Ajo ka rënë edhe 8 vende të tjera në një renditje botërore, duke zbritur e 106-të në botë. Sipas vëzhguesve në Tiranë, shtypi shqiptar është në krizë besimi për shkak të lidhjeve me politikën dhe biznesin. Pas publikimit të raportit të organizatës “Freedom House” mbi lirinë e mediave në botë, shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja tha se mediat shqiptare janë në një gjendje dramatike. Fillimisht ato vuanin nga diktati dhe kontrolli i drejtpërdrejtë i shtetit, ndërsa pas vitit tragjik 1997, mediat shqiptare vuajnë prej më shumë se 15 vjetësh nga kapja prej bizneseve dhe dorëzimi i tyre tek politika përmes këtij ndërmjetësimi. Organizata Freedom House raportoi se media e Shqipërisë është më pak e lirë se ajo e Malit të Zi, Serbisë, Kosovës e Bosnje – Hercegovinës, duke lënë pas vetëm Maqedoninë. Sipas analistit Lutfi Dervishi, kjo ka ardhur sepse media shqiptare ka bërë hapa prapa sa i takon strukturës së pronësisë së organeve të shtypit. Sipas studiuesve, shumica e mediave janë lidhur me vendim-marrës politik përmes bizneseve dhe kontrollohen plotësisht prej tyre. Studiuesi Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, thotë se pak kohë më parë ishte vështirë të dalloheshin partitë nga redaksitë e gazetave. Ndërsa tani, tha ai, mediat janë më shumë biznes dhe nuk ka kufi se ku fillon plan biznesi dhe ku nis shtypi i lirë. Tani mediat shqiptare mbajnë haptas njërin krah të konfliktit politik, madje bëjnë garë për të shfaqur besnikërinë e tyre ndaj partive më të mëdha, pa u fshehur fare pas një paanësie formale. Sipas shkrimtarit Fatos Lubonja, nga kjo gjendje e rëndë mund të dilet vetëm me ligje kundër konfliktit të interesit të pronarëve dhe me borde gazetarësh që përcaktojnë vetë qëndrimet redaksionale të mediave të tyre. Rënia e medias tradicionale në krizë besimi dhe varësie ka sjellë rritje të gazetarisë qytetare në rrjetet sociale dhe shkrimeve hetuese në gazetarinë e re online. Qytetarët dhe veprimtarët po bëhen përherë e më aktivë në mediat online përballë një realiteti që nuk mund të fshihet më, thotë analisti Dervishi. Por studiuesi Krasniqi thotë se politika po shkatërron edhe gazetarinë e lirë online, duke paguar qindra shpifës online për të shtrembëruar faktet. Ai pohon se shtypi nuk ka më shkrime për interesin qytetar dhe është krejt i mbyllur nga kjo anë. Ato pak kritika që botohen janë aq sa lejon qeveria, janë presione të ndërsjella mes grupeve politike dhe tregtare. Media shqiptare është në krizë të thellë, theksoi zoti Krasniqi. Vëzhguesit pohojnë se gazetaria shqiptare po humb identitetin e saj, po lejon të keqpërdoret për qëllime të ngushta partiake. Shtypi, sipas tyre, ka humbur kufirin midis lajmit dhe propagandës partiake, pasqyron veprimtaritë e qeverisë dhe partive orë të tëra por nuk kujdeset për qytetarët. Kjo shpjegon nivelin e ulët të besimit të medias nga opinioni publik dhe te tirazhet e ulëta të gazetave, ndonëse ato mbahen me paratë e bizneseve, që i kanë blerë./opinion.al






Tags: gazetaria shqiptarene krize
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Njihuni me 10 ligjet më të çuditshme në botë

Njihuni me 10 ligjet më të çuditshme në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera