• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Pse i ke bërë buzët?”, Kiara Tito ka një përgjigje të prerë për të gjithë

Kiara Tito është një nga emrat më të përfolur të ‘showbiz-it’ shqiptar. Prej disa sezonesh ajo është duke drejtuar programin ‘Doktor Plastik’ në ekranin e ‘Tv Klan’, ndërsa së fundmi ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke publikuar disa video njëra pas tjetrës në kanalin e ‘Youtube’. E ftuar në ‘Pop Culture’, Tito është vendosur përballë disa pyetjeve nga Dojna, të cilave nuk ka ngurruar t’i përgjigjet, ndër to dhe asaj për ndërhyrjet plastike.

“Pse i ke bërë buzët se duken jo origjinale.”- ishte pyetja të cilës Kiara iu përgjigj: “Është e drejta ime t’i bëj dhe do t’i bëj sepse nuk më intereson fare çfarë thonë njerëzit”, duke sqaruar të gjithë ndjekësit.

Ndër të tjera Kiara tregoi dhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën e vetë dhe kërkesat që ka ajo që moderatorja të gjejë një partner./revistawho.com