Ndoshta shumë prej jush nuk e kanë vënë re fare. Por duhet të jenë të shumtë edhe ata që teksa ndodheshin mbi re janë përpjekur të gjejnë arsyen sepse dritarja ngjitur është e rrumbullakët, ose më saktë në formë ovale. Dikur dritaret e avionëve ishin katrore, po pse iu bë ky ndryshim?! Përgjigja e ka zanafillën në fillim të viteve ’50 falë përhapjes së motorëve reaktivë dhe ndryshimeve të sistemit të kabinave. Avionët nisën të transportojnë një numër gjithnjë e më të madh pasagjerësh, të fluturojnë me shpejtësi më të madhe (deri në 740km/h) dhe në kuota gjithnjë e më të larta (mbi 10 mijë metra). Mirëpo, nëse të gjitha pjesët e avionit uleshin dhe ngriheshin në formë të sigurtë, ne vitin 1953 pati aksidente tragjike që përfshinë dy avionë të cilët shpërthyen në ajër duke lënë të vrarë 56 persona. Arsyeja e shpërthimit ishin pikërisht dritaret, që në atë kohë kishin një formë drejtëkëndore, me këndët 90 gradë. Në aereodinamikë, këndet quhen pika të dobëta: në këtë rast dritaret duhet të suportonin një forcë tre herë më të madhe se pjesët e tjera të mjetit fluturues, duke çuar kështu në rreziqe të mëdha. Ja përse, prej atij viti inxhinieria aereospaciale vendosi të “zbusë” këndet 90, përfshirë edhe dritaret që u bënë në formë rrethore siç jemi mësuar t’i shohim edhe sot.