Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pse Kënga Magjike pati fituese Anna Gjebrean!

24/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse Kënga Magjike pati fituese Anna Gjebrean!

Screenshot


Koha kalon shpejt, vitet vrapojnë pas njëri-tjetrit dhe ne me to, mes tyre krijojmë kujtime. Ashtu i kemi krijuar me Këngën Magjike. E kam kaluar fëmijërinë duke parë si artistët ngjiten në skenën e festivalit, kur numëroheshin veç disa numra, e sot, kur është mbushur një çerekshekulli, jam rritur unë, janë rritur artistët, janë rritur ata që janë po aq vjeç sa vetë festivali, por edhe të rinjtë që s’kanë mbushur as 20 vjeç.





Mes tyre mbaj mend Annën e vogël që u rrit krah babit, në pasqyrën e madhe të artistëve. E shihja gjithmonë aty, diku mes kamerave, mes zhurmës së skenës, mes këngëve që nuk i harrojmë dot. Dhe ja, erdhi viti i saj. Në netët që ka kaluar krah Arditit baba, Arditit artist, Arditit që çdo vit çel derën e Këngës Magjike si një shtëpi ku hyn kushdo që e ndien veten artist, Anna ka qenë gjithmonë aty, si një fije drite që rritej ngadalë, çdo ditë.

Anna është Anna. Një 16-vjeçare që ka fatin të jetë vajza e Ardit Gjebreas, por edhe të mbajë në ballë një yll të sajin. Yllin e talentit, që nuk ta jep askush me pahir, që nuk mund ta imponojë dot asnjë prind. Ajo është artiste më vete, me këmbët e saj, me zërin e saj, me ëndrrat që s’kanë më nevojë të maten me hapat e dikujt tjetër.


Kjo Këngë Magjike ishte fitorja e saj, një prej shumë fitoresh që jeta do t’i japë hap pas hapi. Jo fitore që maten me kupë apo çmim, por ato fitore të brendshme, të qeta, që vijnë kur diçka brenda teje arrin të flasë më qartë se çdo zë tjetër.

Trashëgimitë artistike janë të veçanta. Nuk trashëgohet dot fryma, zemra, pasioni, por trashëgohet një dashuri për muzikën që e ka mbajtur babai, e sot e mban vajza.

Ne nuk rrimë tek ajo anë lumi  e komentuesve që pyesin pse Arditi ia “la” artin së bijës. Asgjë nuk është lënë. Asgjë nuk është dhënë me forcë. Ajo ka marrë vetëm atë që ka dashur vetë.

Kënga Magjike ka dhuruar magji çdo vit. Nëse numërojmë këngët e dashurisë, të zhgënjimit, të trishtimit, të jetës, të humbjeve të saj, të nënës, të fëmijëve, të ndjenjave që nuk shpjegohen dot me fjalë, të gjitha bashkë krijojnë një mozaik, një histori për secilin prej nesh. Dhe në këtë histori, viti 2025 shënon faqen ku shkruhet emri i Annës.

Një emër që nuk është vetëm mbiemri Gjebrea. Është një zë i ri, një hap i ri, një kapitull i ri në librin e gjatë të Këngës Magjike.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Nga Big Brother Kosova në Grande Fratello, ja cila banore u zgjodh për aventurën italiane!

Nga Big Brother Kosova në Grande Fratello, ja cila banore u zgjodh për aventurën italiane!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera