• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pse Meghan Markle dhe Kate Middleton nuk mund të mbajnë bizhuteri me diamantë gjatë ditës?

Ekspertja e rregullave të pallatit mbretëror, Myka Meier zbuloi për ‘News.com.au’ se dy dukeshat, Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë rregulla specifike edhe për mbajtjen e bizhuterive.
Ajo shtoi se ato e kanë të ndaluar të mbajnë bizhuteri me diamantë gjatë ditës, vetëm në rast të ndonjë eventi special. Mier tregoi gjithashtu se dukeshat mund t’i mbajnë këto aksesorë me diamantë vetëm pas orës 6 pasdite. Arsyeja e këtij rregulli është fakti se familja mbretërore nuk dëshiron të tërheqë vëmendjen me gjëra që shkëlqejnë. Gjatë ditës ato mund të mbajnë vetëm bizhuteri metalike apo perla.
Gjatë kësaj jave në çmimet ‘WellChild’, Meghan Markle vendosi një palë vathë perlë, të cilat ishin të dhururara nga vetë mbretëresha./revistawho.com