Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pse nuk funksionon një lidhje? Zbuloni arsyet që çojnë shumë çifte drejt vendimit fatal: NDARJEN

29/06/2021
in Jetë, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse nuk funksionon një lidhje? Zbuloni arsyet që çojnë shumë çifte drejt vendimit fatal: NDARJEN

Të bukura, inteligjente, të dëshirueshme dhe megjithatë të vetmuara. Në një farë pike të jetës ngelen vetëm. Më parë ishte çifti, tani është boshllëku. Ndoshta ndonjë histori ose vazhdohet lidhja me njëri-tjetrin ndonëse pa dëshirë. Raporti tërhiqet zvarrë. Faji i kohës në të cilën jetojmë? Faji i femrave? Të jetë një problem stresi? Po ju a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse dini se ç’të bëni? Po sikur të jetë sjellja juaj ajo që duhet ndryshuar e para? Pjesa më e madhe e marrëdhënieve vdes pa e kuptuar akoma partnerët, por cilësia e një marrëdhënieje nuk varet nga fati. Njohja e pikave të dobëta reciproke është hapi i parë për të ndryshuar, pasi shpesh problemet lindin kur partnerët nuk janë të hapur për të pranuar ndryshimet mes tyre. Ja tipat klasike dhe e kundërta e tyre, pra objektivi që duhet të arrijnë.





E pakënaqura e përjetshme

Në marrëdhënie është e pasigurt. Pa arritur ende të tridhjetat mendon se jeta po i ikën. Do të dëshironte një familje, fëmijë. Edhe pse ka një shok që tregohet i dashur me të, pavendosmëria e saj e shqetëson dhe kjo marrëdhënie nuk i mjafton më. Ai ka frikë nga nxitimi i saj. Ajo ndjehet e shqetësuar. Kështu ndodh gjithmonë. Sapo një shpresë transformohet në zhgënjim, në vend që të konkludojmë se ndoshta veprimet tona ishin të ekzagjeruaka, e vëmë gishtin në dobësitë e partnerit. Të nisësh një raport mbi iluzionet, pa shpresë për të arritur falë tjetrit ekuilibrin që nuk e kemi vetëm, është një sjellje tipike e asaj që ka tendencë t’i lërë rastet t’i shpëtojnë nga duart. Kjo sjellje të çon në humbje sepse kërkon të realizojë raportet në një botë vetëm ideale. E kundërta e saj. Është femra që pranon dobësitë e partnerit, ajo që është e aftë të respektoje ritmet pa idenë që perfeksionimi bën pjesë tek dashuria.


E paparashikueshmja

Joshëse, e pavarur, e suksesshme. Ka pasur shumë histori, por kurrë definitive. Forca e saj e bën tërheqëse, por siguria e saj shkurajon ata që e duan. Për t’u mbrojtur nga zhgënjimet ka mësuar të klasifikojë problemet duke kultivuar perfeksionin. Në marrëdhënie është e paparashikueshme. Fytyra e saj prej femre të sigurt në vetvete shpesh ftoh pasionin. E rëndësishme është që edhe në shtrat të arrijë në një farë mënyre të evitojë intimitetin. Pika e saj e dobët është pikërisht kjo. Ajo ka frikë të afrohet tepër se mos zbulon anët e saj të dobëta. Siguria fsheh një det me dyshime. E kundërta e saj. Është konfidentja, ajo që gjen kohën për të dëgjuar të tjerët, për të ndarë emocionet e saj më intime, sepse ajo beson tek të tjerët.

Sakrifikuesja

Sakrifica është gjithçka për të. Dikush bën diçka të këndshme për të? Në rastin më të parë ajo tenton “t’ia lajë borxhin”, madje duke ekzagjeruar. Burri shpreh një dëshirë? Që nga ajo ditë për të bëhet një detyrë. Për të qenë e sigurt që e duan, ajo heq dorë nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjetër. Shumë përkushtim e mërzit partnerin. Në fund të fundit e gjithë kjo nuk është tjetër veçse kërcënimi i atij që ndjehet në borxh me dashurinë

dhe vë në dyshim faktin e të qenit i pranuar. Në praktikë përdorin një strategji të aftë për të frymëzuar mirësi dhe dashuri. E kundërta e saj. Të japë në proporcion të drejtë me atë që merr, për të mbajtur të paprekur edhe në dashuri dinjitetin e saj dhe respektin për tjetrin. Ajo nuk i kërkon vlerat e vetes jashtë saj.

Vëmendje me çdo kusht

Për të çdo gjë është e gabuar. Ai shkon të luaje letra me miqtë? E bën për ta evituar. E fton në shtëpi për të parë një ndeshje në Tv? Është një egoist. Ajo ankohet për faktin që nuk është në qendër të vëmendjes dhe e bën gjithnjë me faj partnerin. Pasiguria e saj e shtyn të kërkojë ta dominojë. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet në familje, më pas me miqtë dhe së fundi me partnerin. Mekanizëm i personave që megjithëse kanë një koncept të lartë për vetveten është i paaftë të kontrollojë realitetin dhe bën kapriço duke i shkarkuar tek të tjerët pasiguritë e saj. Të lidhë marrëveshje për të është e pamundur. E kundërta e saj. Toleranca e shoqëruar me mirëkuptimin dhe nga pak kompromis. Çfarëdo problemi qoftë, e rëndësishme është që të sforcohemi e të kuptojmë dobësitë tona para se ato të bëhen patologji./revistawho.com

 

Tags: LidhjeMarredheniendarje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Vajza ju duhet një i dashur që t’ju surprizojë në këtë farë feje për ditëlindje, (si Gjiko Elitën)

Vajza ju duhet një i dashur që t’ju surprizojë në këtë farë feje për ditëlindje, (si Gjiko Elitën)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera