Ndonëse për shumë vetë mund të duket e çuditshme, ish- e dashura e Orlando Bloom, Miranda Kerr gëzon një marrëdhënie perfekte me Katy Perry-n. Madje ajo nuk ka hezituar ta shprehë edhe në publik vlerësimin që ka për bashkëshorten e ishit të saj.
Duke folur me Drew Barrymore, Miranda tha: “Unë e adhuroj Katy-n dhe thjesht ndihem kaq e lumtur që Orlando ka gjetur dikë që ia bën zemrën aq të lumtur, sepse në fund të ditës, që Flynn të ketë një baba të lumtur dhe një nënë të lumtur është vetëm gjëja më e rëndësishme. Unë jam shumë mirënjohëse që Orlando dhe Katy gjetën njëri-tjetrin dhe që me të vërtetë e respektojmë njëri-tjetrin”.
Miranda dhe Orlando u martuan në vitin 2010 dhe kanë një djalë së bashku. Raporti i tyre përfundoi disa kohë më pas, por edhe sot modelja e njohur gëzon një raport për t’u pasur shembull me Katy Perry-n./revistawho.com







